18 aplikime për një punë në shtet - 31 vjeç mosha mesatare e aplikantit, 38 vjeç për t’u ngritur në detyrë

Sipas shifrave referuar raportit vjetor të Departamentit të Administratës Publike, për vitin 2022 ka patur mesatarisht rreth 17.9 aplikime për një pozicion pune në shërbimin civil. Ky tregues llogaritet bazuar në numrin e aplikimeve total për pozicione të shpalluara. Nisur nga atë dhënat e raportit për vitin 2022 janë regjistruar 19,173 aplikime në total për 1.070 pozicione të shpalluar gjithsej. Nga 19,173 aplikime në total, janë kualifikuar për vijimin e procedurave, pas plotësimit të kritereve për pozicionet e shpallura vetëm 50% e tyre. Kur flasim për numrin e aplikantëve të cilët janë të kualifikuar, numri i tyre zbret mesatrisht në 8.96 aplikantë për një pozicion për vitin 2022.
“Scan Intel” e ka analizuar këtë tregues ndër vite për të parë se si ka qenë tendenca e numrit të aplikimeve në administratën publike. Karahasuar me vitin 2021 numri mesatar i aplikimeve për një pozicion është rritur me gati 3 aplikime më shumë, nga 15 që ishin mesatarisht në vitin 2021. Ndërkohë, krahasuar me vitin 2020, paraqiten me rënie. Referuar periudhës nga viti 2001 deri në vitin 2022 rekordi i numrit të aplikime regjistrohet në vitin 2020 me 24 aplikime për pozicion. Në 22 vite në total të marra në analizë vitet me numrin më të lartë të aplikime, përveç rekordit të vitit 2020, rezultojnë viti 2018-të me 22 aplikantë, viti 2017-të me 18 aplikantë dhe viti 2022 me 17.9 aplikantë.
Por si ka qenë shpërndarja e pozicioneve vakante sipas planit të rekrutimit për vitin 2022? Plani vjetor i pranimit për vitin 2022 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, përfshiu 855 pozicioneve të lira. Përkthyer në përqindje sipas kategorive, rreth 70.64% e pozicioneve i përkasin nivelit ekzekutiv, pra nivelit bazë të pozicioneve në shërbimin civil. Ndërkohë, rreth 22.22% e pozicioneve të përfshira në planin vjetor të rekrutimit i përkasin kategorisë së ulët drejtuese, rreth 6.2% kategorisë së mesme drejtuese dhe 1% Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues.
Nga ana tjetër, “Scan Intel” ka analizuar edhe emërimet sipas procedurës. Sipas shifrave rreth 44.3% e emërimeve kanë qenë pranim në shërbimin civil, rreth 21.3% kanë qenë lëvizje paralele dhe 16.7% ngritje në detyrë. Nga të dhënat e raportit vihet re se mosha mesatare e atyre që aplikojnë, pavarësisht llojit të procedurës, ka qenë 31 vjeç, ndërkohë, mosha mesatare e aplikantëve për t’u pranuar në shërbimin civil ka qenë 28 vjeç dhe mosha mesatare e atyre që aplikojnë për ngritje në detyrë ka qenë 38 vjeç.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

108 milionë euro borxhe ndaj bizneseve e qytetarëve - Në një vit, ulet stoku i detyrimeve të prapambetura me vetëm 8.8 mln euro
Qeveria qendrore dhe ajo vendore kanë një stok borxhi ndaj qytetarëve dhe bizneseve në vlerën e rreth 12.2 miliardë lekëve apo 108 milionë eurove. Ky është......

Grevat ngadalësojnë rimëkëmbjen nga kriza energjetike - Situata në Francë ka ndërprerë aktivitetin nga portet në termocentrale
Europa i mbijetoi shtrirjes më të rrezikshme të krizës së saj energjetike pa ndërprerje të konsiderueshme të furnizimit. Më pas punëtorët në Francë dolën në......

Ferrari shënon rekord shitjesh - Viti 2024, dhe me më shumë ritëm porosish
Ferrari ka një libër rekord porosish për modelet e tij vitin e ardhshëm, sipas deklaratës së John Elkann, kreut të aksionerëve të firmës prodhuese të......

10 nga 20 vendet më të mira për biznes - Ndodhen në Europë. Belgjika dhe Suedia renditen ndër të parat
Ndryshimet në mjedisin e biznesit ndërkombëtar pasqyrojnë sfidat serioze, intensive dhe të paprecedenta me të cilat është dashur të përballet ekonomia botërore......

Gjermania shmang recesionin - Shënohet një rritje modeste në tremujorin e parë
Gjermania pritet t'i shpëtojë recesionit duke regjistruar një rritje modeste në tremujorin e parë të vitit, sipas një raporti të publikuar nga ministria e......

Rrezik pastrimi parash, BSH inspekton 70 zyra këmbimi valutor - Në total 583. U licencuan 56 të reja dhe iu revokua licenca 29 ekzistueseve
Megjithëse konsiderohet ndër sektorët me riskun më të lartë për pastrim parash, tregu i këmbimit valutor ka shënuar një bum të vërtetë gjatë vitit të shkuar.......

Tjetër borxh për energjinë - Qeveria miraton marrëveshjen e kredisë, në 2 muaj merren 100 mln euro
Në harkun kohor të 2 muajve qeveria ka marrë 2 kredi nga 50 mln euro, që do të shkojnë për sektorin elektroenergjetik në vend. Kredia e parë u miratua në......

Si ndikoi rritja e pagave në buxhetin e shtetit? - TAP “dhuron” 33.7 milionë euro, kapërcimin më të lartë për Shkurtin
Buxheti i shtetit ka arkëtuar afro 46.8 miliardë lekë gjatë muajit Shkurt, duke tejkaluar pritshmëritë dhe me një rritje prej 11.5 për qind krahasimisht me një......