“45 minuta rruga Shkodër-Tiranë, 2 orë deri në jug”- Rama: Së shpejti do të lidhim kontratat për ndërtimin e akseve të reja

Ledina Elezi/SCAN
Së shpejti pritet të lidhen kontratat për ndërtimin e akseve të reja rrugore si pjesë e Korridorit Blu, të cilat do të sigurojnë lidhjen më të shpejtë të Shkodrës me Tiranën dhe jugun e vendit.
Gjatë konkursit ndërkombëtar të arkitekturës, ku 5 studio të mirënjohura europiane po prezantojnë përpara jurisë projekt-idetë për Rozafën e re, e cila do ta ripërtërijë e zgjerojë hotelin kryesor të qytetit, Rama deklaroi se në vazhdën e këtij investimi do të jetë edhe ndërtimi i një rruge të re që do të bëjë të mundur që koha e udhëtimit nga Shkodra në Tiranë, të jetë vetëm 45 minuta.
“Për të gjitha këto, ne i kemi të qartë edhe hapat edhe në ndërkohë një pjesë të rëndësishme të punës për projektet e kemi bërë dhe për pak ditë do të lidhen edhe kontratat e reja për segmentet me poshtë nga Thumana në Kashar tanimë e kemi, nga Kashari pastaj në Rrogozhinë, nga Rrogozhina në Fier dhe kështu koha e lidhjes së Shkodrës me Tiranën, brenda kësaj dekade do të jetë rreth 40-45 minuta, ndërkohë që koha e lidhjes së Shkodrës me jugun poshtë do të jetë sa ç‘është sot koha e lidhjes me Tiranën, pra do të mund të shkohet deri në Vlorë për 2 orë, megjithëse sot koha është me e shkurtër në fakt se lidhja me Tiranën, se e provova dhe vetë dhe kështu me radhë me të gjitha projektet e tjera.”
Ndër të tjera, Rama shtoi se sfidë aktuale mbetet ndërtimi deri në Murriqan i Korridorit Blu.
“Patjetër që duke konsideruar domosdoshmërinë e një lidhjeje shumë të shpejtë dhe shumë të sigurt të Shkodrës qoftë me veriun lart, qoftë me Tiranën dhe me jugun, kryesore mbetet sfida për ndërtimin deri në Murriqan të Korridorit Blu i cili tanimë e ka një segment të përfunduar dhe të prekshëm për të gjithë në aksin Thumanë-Kashar, por që do të vazhdojë me segmente të tjera që do lidhin praktikisht Balldrenin me Milotin, Milotin me Murriqanin dhe sigurisht edhe pastaj Balldrenin me Thumanën.”
Sondazh

78% e të punësuarve punojnë mbi 40 orë në javë - Meshkujt, më shumë se femrat. Veçanërisht në ndërtim dhe bujqësi
Armela Duka/ SCAN Kodi i punës në Republikën e Shqipërisë parashikon 40 orë pune në një javë ku punohet pesë ditë nga 8 orë për ata që punojnë me kohë të......

Shtohen anëtarët në fondet e pensioneve private dhe të investimeve - Rreth 47,33% e tregut të sigurimeve dominohet nga kapital i huaj
Ledina Elezi/SCAN Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit të jetës dhe jo-jetës arritën në 22 miliardë lekë në fund të vitit 2023, ndërsa primi......

Kosova importon 1 milion euro energji në ditë - Autoritetet, apel banorëve: Kurseni maksimalisht!
Dorina Kurtaj / SCAN Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike - KESCO i ka bërë thirrje qytetarëve të kursejnë ‘maksimalisht’ energjinë......

Kroacia “shpik” rregulla të reja për turizmin - 150 euro gjobë nëse ndizet kondicioneri pa lejen e pronarit!
Dorina Kurtaj/ SCAN Turizmi kroat ka kohë që po përballet me një sërë sfidash që ndikojnë negativisht në zhvillimin dhe reputacionin e tij. Krahas......

Sa pula ka dhe sa vezë prodhon Shqipëria? - Në 3 vite sektori humbi 370 mijë krerë. Hapen dyert e eksportit
Sektori i mbarështimit të shpendëve dhe prodhimit të vezëve ende nuk po arrin të rikuperohet siç duhet pas goditjes që mori nga sëmundja e influencës aviare,......

“Ulen kostot për pullat fiskale” - Mete: Nga 1 janari 2025, prodhimi shtetëzohet sërish
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria shqiptare ka vendosur të mos e rinovojë kontratën koncesionare për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale. Ndryshimet në......

Ndalohet shitja e cigareve elektronike për moshën nën 18 vjeç! - Braçe: Përgjegjësia, te distributorët e supermarketet. Të përfshihen në taksim!
Elisabeta Dosku/ SCAN Shitja e produkteve te duhanit, cigareve, cigareve elektronike dhe shishave të nargjileve do të jetë e ndaluar për të gjithë......

Kuvajti zbulon rezerva të mëdha nafte edhe gazi - Vlerësimet fillestare flasin për rreth 3.2 miliardë fuçi
Dorina Kurtaj/ SCAN Një rezervë gjigande nafte dhe gazi të lehtë është zbuluar në Kuvajt. Vlerësimet paraprake treguan se rezervat në fushën detare......