Shtohen anëtarët në fondet e pensioneve private dhe të investimeve - Rreth 47,33% e tregut të sigurimeve dominohet nga kapital i huaj

Ledina Elezi/SCAN
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit të jetës dhe jo-jetës arritën në 22 miliardë lekë në fund të vitit 2023, ndërsa primi i fituar neto ishte 18 miliardë lekë. Sipas Raportit të Mbikëqyrjes, totali i aktiveve nga sigurimet e jetës dhe jo-jetës kap shifrën 50 miliardë lekë, një rritje kjo me përafërsisht 16% krahasuar me vitin paraardhës.
Nëse i referohemi strukturës së kapitalit sipas vendit të origjinës, mund të thuhet se 63,62% e kapitalit të shoqërive të sigurimit është i brendshëm, ndërsa 36,38% e kapitalit është austriak. Rreth 52.67% e tregut të sigurimeve dominohet nga kapital shqiptar, ndërkohë që 47,33% e tregut dominohet nga kapital i huaj.
Në Shqipëri operojnë 6 shoqëri administruese të fondeve të pensioneve private dhe të fondeve të investimeve. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve private do të rritej me 4.55% në fund të vitit 2023. Kështu, nga 36,518 anëtarë që numëroheshin në vitin 2022, kjo shifër do të shkonte në 38,180. Asetet neto të fondit të pensioneve kapën shifrën 6,7 miliardë lekë, me një rritje prej 18.22% krahasuar me vitin paraardhës, ndërsa totali i investimeve arriti në 6.4 miliardë lekë.
Sa i takon fondeve të investimeve, numri i anëtarëve arriti nga 28,949 që ishin në vitin 2022 në 32,180, duke shënuar kështu një rritje prej 11,16%. Vlera e aseteve neto të fondeve të investimeve ishte 45 miliardë lekë në fund të vitit 2023. Për sa i përket fondit të investimeve alternative, ku aktualisht në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin vetëm dy prej tyre, vlera totale e investimeve ishte gati 5 miliardë lekë, një rritje kjo me 8% llogaritur me vitin pararendës.
Shoqëritë administruese të fondit të pensioneve dhe të sipërmarrjeve të investimeve kolektive fituan mbi 678 milionë lekë të ardhura vetëm nga administrimi i fondit.
Numri i anëtarëve të fondeve të pensioneve private
2022 2023
36,518 38,180
Numri i anëtarëve të fondeve të investimeve
2022 2023
28,949 32,180
Sondazh

Kosova importon 1 milion euro energji në ditë - Autoritetet, apel banorëve: Kurseni maksimalisht!
Dorina Kurtaj / SCAN Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike - KESCO i ka bërë thirrje qytetarëve të kursejnë ‘maksimalisht’ energjinë......

Kroacia “shpik” rregulla të reja për turizmin - 150 euro gjobë nëse ndizet kondicioneri pa lejen e pronarit!
Dorina Kurtaj/ SCAN Turizmi kroat ka kohë që po përballet me një sërë sfidash që ndikojnë negativisht në zhvillimin dhe reputacionin e tij. Krahas......

Sa pula ka dhe sa vezë prodhon Shqipëria? - Në 3 vite sektori humbi 370 mijë krerë. Hapen dyert e eksportit
Sektori i mbarështimit të shpendëve dhe prodhimit të vezëve ende nuk po arrin të rikuperohet siç duhet pas goditjes që mori nga sëmundja e influencës aviare,......

“Ulen kostot për pullat fiskale” - Mete: Nga 1 janari 2025, prodhimi shtetëzohet sërish
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria shqiptare ka vendosur të mos e rinovojë kontratën koncesionare për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale. Ndryshimet në......

Ndalohet shitja e cigareve elektronike për moshën nën 18 vjeç! - Braçe: Përgjegjësia, te distributorët e supermarketet. Të përfshihen në taksim!
Elisabeta Dosku/ SCAN Shitja e produkteve te duhanit, cigareve, cigareve elektronike dhe shishave të nargjileve do të jetë e ndaluar për të gjithë......

Kuvajti zbulon rezerva të mëdha nafte edhe gazi - Vlerësimet fillestare flasin për rreth 3.2 miliardë fuçi
Dorina Kurtaj/ SCAN Një rezervë gjigande nafte dhe gazi të lehtë është zbuluar në Kuvajt. Vlerësimet paraprake treguan se rezervat në fushën detare......

Inflacioni, familjet amerikane humbin kursimet - Bankat e mëdha: Më të varfërit do vazhdojnë të paguajnë
Dorina Kurtaj/ SCAN Bankat e mëdha amerikane kanë paralajmëruar se amerikanët me të ardhura më të ulëta po tregojnë shenja stresi financiar vetëm disa muaj......

Kriza e strehimit, hiper turizmi dhe leksionet nga Barcelona - Një ekuacion për krizën e strehimit dhe ruajtjes së industrisë së “artë”
Dorina Kurtaj/ SCAN Një mori turistësh sjellin me vete para, por edhe probleme, parametër vendimtar i të cilave është kriza e strehimit. Në këtë kuptim,......