78% e të punësuarve punojnë mbi 40 orë në javë - Meshkujt, më shumë se femrat. Veçanërisht në ndërtim dhe bujqësi

Armela Duka/ SCAN
Kodi i punës në Republikën e Shqipërisë parashikon 40 orë pune në një javë ku punohet pesë ditë nga 8 orë për ata që punojnë me kohë të plotë. Por të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se gati 78% e totalit të punësuarve në Shqipëri punojnë më shumë se orët e përcaktuara në kodin e punës. Nga këto 59.4 % punojnë 40-48 orë në javë, ndërsa 19.3 % punojnë mbi 49 orë në javë. Nëse analizojmë shifrat e orëve të punës sipas gjinisë, vëmë re se meshkujt janë më të prirur të punojnë jashtë orarit sesa femrat. Përkatësisht 24.2% e meshkujve punojnë mbi 49 orë në javë, ndërkohë përqindja e femrave që i përkasin këtij intervali të orëve të punës është 13.6%.
Orët e larta të punës në Shqipëri mund të lidhen me dy faktorë, së pari puna zhvillohet edhe gjatë fundjavave dhe së dyti niveli i lartë i të vetëpunësuarve. Sipas të dhënave që burojnë nga Anketa e Forcës së Punës, rezulton se në tremujorin e fundit të vitit 2023, të vetëpunësuarit kontribuan në rreth 30% të totalit të punësimit.
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar se në cilët sektorë punohet më shumë. Shifrat tregojnë se një i punësuar në Shqipëri punon mesatarisht 42 orë në javë por oraret më të gjata janë në sektorin e “Tregti, Transport, Hoteleri, Shërbime të biznesit dhe administrative” ku punojnë 46.6 orë në javë ose 10.9% më shumë se mesatarja. Në ndërtim puna zgjat 45.1 orë gjatë një jave, ndërsa më pak orë në punë kalojnë punonjësit e administratës me 40.3 orë në javë ose 4.05 % më pak se mesatarja.
Por si kanë ndryshuar orët e punës sipas sektorit, gjatë vitit 2022-2023? Shifrat tregojnë se kohëzgjatja në punë u rrit më së shumti për të punësuarit në bujqësi, të cilët shpenzuan 36.4 orë në punë gjatë javës ose 0.5% më shumë se vitin 2022. Industria nxjerrëse ishte sektori i dytë me zgjatjen më të madhe të orëve të punës me 42.9 orë në javë nga 42.7 orë vitin e kaluar. Në të kundërt, në sektorë si prodhimi dhe administrata pati një ulje të orëve të punës me 0.4% dhe 0.2% përkatësisht.
Sondazh

Shtohen anëtarët në fondet e pensioneve private dhe të investimeve - Rreth 47,33% e tregut të sigurimeve dominohet nga kapital i huaj
Ledina Elezi/SCAN Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit të jetës dhe jo-jetës arritën në 22 miliardë lekë në fund të vitit 2023, ndërsa primi......

Kosova importon 1 milion euro energji në ditë - Autoritetet, apel banorëve: Kurseni maksimalisht!
Dorina Kurtaj / SCAN Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike - KESCO i ka bërë thirrje qytetarëve të kursejnë ‘maksimalisht’ energjinë......

Kroacia “shpik” rregulla të reja për turizmin - 150 euro gjobë nëse ndizet kondicioneri pa lejen e pronarit!
Dorina Kurtaj/ SCAN Turizmi kroat ka kohë që po përballet me një sërë sfidash që ndikojnë negativisht në zhvillimin dhe reputacionin e tij. Krahas......

Sa pula ka dhe sa vezë prodhon Shqipëria? - Në 3 vite sektori humbi 370 mijë krerë. Hapen dyert e eksportit
Sektori i mbarështimit të shpendëve dhe prodhimit të vezëve ende nuk po arrin të rikuperohet siç duhet pas goditjes që mori nga sëmundja e influencës aviare,......

“Ulen kostot për pullat fiskale” - Mete: Nga 1 janari 2025, prodhimi shtetëzohet sërish
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria shqiptare ka vendosur të mos e rinovojë kontratën koncesionare për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale. Ndryshimet në......

Ndalohet shitja e cigareve elektronike për moshën nën 18 vjeç! - Braçe: Përgjegjësia, te distributorët e supermarketet. Të përfshihen në taksim!
Elisabeta Dosku/ SCAN Shitja e produkteve te duhanit, cigareve, cigareve elektronike dhe shishave të nargjileve do të jetë e ndaluar për të gjithë......

Kuvajti zbulon rezerva të mëdha nafte edhe gazi - Vlerësimet fillestare flasin për rreth 3.2 miliardë fuçi
Dorina Kurtaj/ SCAN Një rezervë gjigande nafte dhe gazi të lehtë është zbuluar në Kuvajt. Vlerësimet paraprake treguan se rezervat në fushën detare......

Inflacioni, familjet amerikane humbin kursimet - Bankat e mëdha: Më të varfërit do vazhdojnë të paguajnë
Dorina Kurtaj/ SCAN Bankat e mëdha amerikane kanë paralajmëruar se amerikanët me të ardhura më të ulëta po tregojnë shenja stresi financiar vetëm disa muaj......