320 mijë individë me llogari të shërbimeve bazike - BQK: Kategoritë e tjera, pagesë jo më shumë se 0.12% e pagës mujore

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se, bazuar në të dhënat e fundit të disponueshme, numri i llogarive me shërbime bazike ka kaluar shifrën prej 320 mijë përfituesish. Rregullorja përcakton se për kategoritë e konsumatorëve që i përkasin grupeve të cenueshme, si pensionistët dhe ata që përfitojnë asistencë sociale në Kosovë, nuk do të kenë tarifë, pra do të janë falas nga 1 janari 2024. Ndërsa, për kategoritë tjera, bankat do të ofrojnë shërbimet e përcaktuara me një tarifë të arsyeshme mujore që nuk mund të jetë më e lartë se 0.12% e vlerës së pagës mesatare neto mujore.
Procesi i konvertimit të llogarive rrjedhëse me shërbime bazike dhe hapjes së llogarive të reja, sipas kushteve të rregullores, është proces në vijim dhe nuk ka afat të përfundimit. BQK u bën thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën për të hapur llogari bankare në çdo bankë, duke përfituar nga ky lehtësim.
Në kuadër të një qasje proaktive, me qëllim lehtësimin e procesit dhe reduktimit të barrës për qytetarët, për të gjithë ata që tashmë kanë një llogari bankare dhe plotësojnë kriteret për llogari bazike, BQK bën verifikimin online nga çdo bankë.
Kjo mundëson që banka të verifikojë lehtësisht nëse një qytetar ka ose jo llogari tjetër bankare, që mundëson konvertimin me efikasitet në llogari bazike. Me draftin e ri për Sistemin e Pagesave, që është në proces të finalizimit, edhe institucionet financiare jobankare do të kenë të drejtë qasje në sistemin e kliringut të pagesave me vlerë të vogël, duke u mundësuar që të jenë konkurrues dhe efektivë në procesin e qarkullimit të pagesave në vend.
Ndërkohë, edhe në Shqipëri qeveria shqiptare ka ndërmarrë një nismë të njëjtë. Këshilli i Ministrave ka miratuar tashmë projektligjin për llogaritë bazike, që synon rritjen e depërtimit të shërbimeve bankare dhe financiare në populate, i cili hyri në fuqi në fillim të këtij viti. Objektivi i ligji është përcaktimi i rregullave dhe kushteve për hapjen dhe përdorimin e llogarive bankare për konsumatorët dhe rezidentët, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit apo historikut të aftësisë paguese brenda Republikës së Shqipërisë.
Gjithashtu, qëllimi i këtij ligji është garantimi i së drejtës për akses në një llogari pagese me shërbime bazike për konsumatorët, si një mjet i domosdoshëm për të mundësuar pjesëmarrjen e individëve në tregun financiar. Ende nuk ka një shifër se sa persona kanë përfituar nga ky ligj në Shqipëri, por sipas të dhënave të siguruara nga SCAN TV janë 73.950 pensionistë që marrin pensionin përmes bankave dhe 666.300 e marrin në postë. E thënë ndryshe, vetëm 10% e pensionistëve marrin pensionin përmes bankave tregtare dhe tashmë kanë përfituar shërbime me zero komision.
Lidion Kulla/SCAN
Sondazh

Cilat janë përjashtimet fiskale për pensionet private? - Ligji i ri synon të nxisë pjesëmarrjen, lehtësi për anëtarët dhe fondet
Në Nëntor të vitit të kaluar hyri në fuqi ligj i ri, që solli risi për fondet e pensionit privat dhe kish si qëllim nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në......

Leku ndal “vrullin” e vitit 2023 - Monedha vendase dobësohet lehtë ndaj euros dhe dollarit gjatë janarit
Monedhat kryesore ndërkombëtare kanë pasur një tendencë në rritje të lehtë në raport me lekun, gjatë muajit janar, duke tentuar një rimëkëmbje pas humbjeve të......

Sa mund t'i kushtojnë ekonomisë europiane protestat e fermerëve?
Historia e protestave aktuale të fermerëve europianë mund të gjurmohet në Marrëveshjen e Gjelbër (2019) e cila përfshinte ndryshime të rëndësishme për të......

Java mbyllet negativisht për Dollarin, Euron dhe Frangën ndërsa Paundi fiton sërish pikë!
Dollari amerikan edhe pse ka patur një javë pozitive e ka mbyllur këtë 7-ditësh në rënie duke regjistruar zbritje teksa është blerë sot me 95.1 lekë dhe është......

Pagat e “majme” të ushtarëve izraelitë - Ekonomia e vendit, e brishtë përballë shpenzimeve të luftës
Pas tetorit 2023, Izraeli mobilizoi rreth 360.000 rezervistë, për të nisur ofensivën më komplekse ushtarake në historinë e tij. Tel Avivi, megjithatë, jo vetëm......

Turqia synon të rrisë eksportin e mineraleve - Vendi zotëron 73.2 % të rezervave botërore të borit
Duke u mburrur me rezervat më të mëdha të borit në botë, Turqia kërkon ta kthejë burimin e mineralit të rrallë në fitim, në një kohë që vendi po përballet me......

“Jo përjashtime tatimore për pensionet private” - FMN: Mund të sjellin efekte të rënda dhe regresive
Ndërsa skemat e pensioneve private janë një zgjedhje alternative për qytetarët që kontribuojnë për të pasur një pension më dinjitoz në të ardhme, Fondi Monetar......

Shitje rekord e armëve amerikane - Shënohet një rritje prej 56% jashtë kufijve
Shitja e armëve amerikane jashtë vendit u rrit ndjeshëm vitin e kaluar për shkak të luftës në Ukrainë duke arritur në një rekord 238 miliardë......