Leku ndal “vrullin” e vitit 2023 - Monedha vendase dobësohet lehtë ndaj euros dhe dollarit gjatë janarit

Monedhat kryesore ndërkombëtare kanë pasur një tendencë në rritje të lehtë në raport me lekun, gjatë muajit janar, duke tentuar një rimëkëmbje pas humbjeve të realizuara gjatë vitit 2023. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane, euro, e nisi vitin 2024 në nivelin mesatar të 103.24 lekëve dhe e mbylli 103.9 lekë, duke u rritur lehtë me 0.37%. Sikurse mund ta shohim edhe nga grafiku, nivelin maksimal euro e regjistroi në sesionin e tretë të vitit, ekzaktësisht në 5 janar, duke regjistruar nivelin e 104.71 lekëve. Nga ky moment e deri në 16 janar, monedha europiane ka pasur një tendencë në rënie, drejt 103.7 lekëve, ndërsa në vijim ndryshimet kanë qenë minimale.
Ndërkohë, edhe dollari amerikan ka publikuar fitime gjatë janarit, në raport me monedhën tonë. Sërish sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, sesionin e parë të vitit 2024, monedha e gjelbër e ka nisur në 94.4 lekë dhe e ka mbyllur janarin në 95.95 lekë, në rritje me 1.55 lekë ose me rreth 1.5%. Nivelin më të lartë mujor, dollari e ka regjistruar më 29 janar, pranë 96 lekëve mesatarisht. Sikurse mund ta shohim edhe nga grafiku, dollari ka pasur një ecuri të ndryshme nga euro, për shkak të forcimit të tij në tregjet ndërkombëtare, si pasojë e shtyrjes së pritshmërive për uljen e interesave nga Rezerva Federale në muajin mars. Ndryshe nga monedha europiane, ecuria e së cilës përcaktohet nga kërkesa dhe oferta në tregun shqiptar, ecuria e dollarit në raport me lekun përcaktohet nga raporti i dollarit dhe euros në tregjet ndërkombëtare.
Në këtë mënyrë ndryshe nga 2023-shi, ky vit duket se ka nisur me një tendencë në rritje për monedhat kryesore ndërkombëtare. Viti i kaluar, rezultoi me një mbiçmim të ndjeshëm në monedhës sonë kombëtare, krahasuar me vitin paraardhës. Euro e mbylli vitin 2023, në rënie me mbi 9%, ndërsa dollari humbi mbi 12% të vlerës në raport me lekun. Ndihmuar edhe nga një sezon turistik tepër i mbarë, në mesin e muajit korrik euro ra deri në 100,49 lekë, që ishte edhe pika më e ulët për monedhën e përbashkët europiane.
Dhe për të parandaluar që luhatjet në kursin e këmbimit të krijojnë komplikacione të tjera në ekonomi, qeveria ka parashikuar disa masa mbrojtëse në terma afatmesëm. Për periudhën 2025-2027, qeveria shqiptare parashikon krijimin e një fondi kontingjence për t’u mbrojtur nga luhatjet e forta të lekut në raport me valutat kryesore dhe nga normat e interesit. Në çdo vit buxhetor të planifikuar duhet të përfshihet një kontingjencë e veçantë, prej jo më pak se 0.7 për qind e shpenzimeve totale të buxhetit, për të kompensuar rreziqe potenciale, me ndikim edhe në nivelin e borxhit.
Lidion Kulla/SCAN
Sondazh

Sa mund t'i kushtojnë ekonomisë europiane protestat e fermerëve?
Historia e protestave aktuale të fermerëve europianë mund të gjurmohet në Marrëveshjen e Gjelbër (2019) e cila përfshinte ndryshime të rëndësishme për të......

Java mbyllet negativisht për Dollarin, Euron dhe Frangën ndërsa Paundi fiton sërish pikë!
Dollari amerikan edhe pse ka patur një javë pozitive e ka mbyllur këtë 7-ditësh në rënie duke regjistruar zbritje teksa është blerë sot me 95.1 lekë dhe është......

Pagat e “majme” të ushtarëve izraelitë - Ekonomia e vendit, e brishtë përballë shpenzimeve të luftës
Pas tetorit 2023, Izraeli mobilizoi rreth 360.000 rezervistë, për të nisur ofensivën më komplekse ushtarake në historinë e tij. Tel Avivi, megjithatë, jo vetëm......

Turqia synon të rrisë eksportin e mineraleve - Vendi zotëron 73.2 % të rezervave botërore të borit
Duke u mburrur me rezervat më të mëdha të borit në botë, Turqia kërkon ta kthejë burimin e mineralit të rrallë në fitim, në një kohë që vendi po përballet me......

“Jo përjashtime tatimore për pensionet private” - FMN: Mund të sjellin efekte të rënda dhe regresive
Ndërsa skemat e pensioneve private janë një zgjedhje alternative për qytetarët që kontribuojnë për të pasur një pension më dinjitoz në të ardhme, Fondi Monetar......

Shitje rekord e armëve amerikane - Shënohet një rritje prej 56% jashtë kufijve
Shitja e armëve amerikane jashtë vendit u rrit ndjeshëm vitin e kaluar për shkak të luftës në Ukrainë duke arritur në një rekord 238 miliardë......

Pse protestojnë fermerët në BE? - Shkak, pagesat e ulëta, taksat e larta dhe burokracia
Fermerët po protestojnë në të gjithë Bashkimin Europian për të detyruar autoritetet t'i ndihmojnë ata të përballen me rritjen e kostove dhe probleme të tjera,......

SHBA rinovon, Kina riprodhon, Europa ...rregullon - Kornizat e rrepta rregullatore frenojnë zhvillimin e BE
Këto janë kohë të vështira për Europën. Kontinenti i Vjetër i shpëtoi mrekullisht recesionit në fund të vitit të kaluar pasi ekonomia amerikane u rrit më......