Shitje rekord e armëve amerikane - Shënohet një rritje prej 56% jashtë kufijve

Shitja e armëve amerikane jashtë vendit u rrit ndjeshëm vitin e kaluar për shkak të luftës në Ukrainë duke arritur në një rekord 238 miliardë dollarësh. Qeveria amerikane ka negociuar drejtpërdrejt shitjen e armëve me vlerë 81 miliardë dollarë, që është një rritje prej 56% krahasuar me vitin 2022, sipas konfirmimeve të Departamentit të Shtetit. Pjesa tjetër ishin shitje direkte të kompanive ushtarake amerikane në vendet e huaja.
Polonia, e cila aktualisht po kërkon të zgjerojë aftësitë e saj ushtarake, ka qenë ndër blerësit më të mëdhenj të armëve amerikane. Polonia bleu helikopterë Apache për 12 miliardë dollarë dhe pagoi 10 miliardë dollarë për sistemet raketore me lëvizshmëri të lartë - Himars dhe 3.75 miliardë dollarë për tanket M1A1 Abrams, sipas raportit fiskal të qeverisë amerikane. Polonia shpenzoi gjithashtu 4 miliardë dollarë për sistemet e integruara të komandës së mbrojtjes ajrore dhe raketore.
Gjermania thuhet se shpenzoi 8.5 miliardë dollarë për helikopterët Chinook, Bullgaria pagoi 1.5 miliardë dollarë për automjetet e blinduara Striker, Norvegjia bleu helikopterë me shumë misione me vlerë 1 miliard dollarë dhe Republika Çeke bleu F-35 dhe municione me vlerë 6.6 miliardë dollarë.
Transfertat e armëve dhe tregtia e mbrojtjes janë mjete të rëndësishme të politikës së jashtme të SHBA-së me implikime të mundshme afatgjata për sigurinë rajonale dhe globale, sipas deklaratës së departamentit të Shtetit në raportin e tij vjetor. Shitja e armëve amerikane u rrit për shkak se shumë vende hoqën dorë nga armët ruse, edhe pse Rusia ishte shitësi i dytë më i madh i armëve pas SHBA për dekada të tëra.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Pse protestojnë fermerët në BE? - Shkak, pagesat e ulëta, taksat e larta dhe burokracia
Fermerët po protestojnë në të gjithë Bashkimin Europian për të detyruar autoritetet t'i ndihmojnë ata të përballen me rritjen e kostove dhe probleme të tjera,......

SHBA rinovon, Kina riprodhon, Europa ...rregullon - Kornizat e rrepta rregullatore frenojnë zhvillimin e BE
Këto janë kohë të vështira për Europën. Kontinenti i Vjetër i shpëtoi mrekullisht recesionit në fund të vitit të kaluar pasi ekonomia amerikane u rrit më......

Armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit? - Lajmi i paverifikuar rrëzon naftën me mbi 2% të enjten
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, pas vendimit të OPEC+ për t’i mbajtur kuotat e prodhimit të pandryshuara, duke rikuperuar një pjesë......

Investitorët preferojnë asetet me risk, bie dollari - Tregjet, në pritje të të dhënave mbi punësimin në SHBA
Dollari amerikan është zhvlerësuar ndjeshëm në enjten, ndërsa po qëndron në rënie edhe në sesionin e fundit të javës. Ndjenja pozitive në tregje është......

Fermerët e zemëruar pushtojnë rrugët e Brukselit!
Fermerët belgë bllokuan qendrën e qytetit me traktorët e tyre dhe homologët e tyre nga Italia dhe vende të tjera anëtare të BE-së iu bashkuan me shpejtësi......

BE miraton marrëveshjen prej 50 miliardë euro për Ukrainën pasi Orban heq veton!
Udhëheqësit e Bashkimit Euopian arritën të enjten në mëngjes një marrëveshje për të krijuar një plan 50 miliardë euro për Ukrainën pasi Viktor Orbán hoqi veton......

FMN: Ulja e viteve të kontributeve, “djeg” pensionet - “Mesatarja ra në 27 vite, të moshuarit rrezikojnë varfërinë”
Afro 10 vite pas reformës së ndërmarrë në skemën e pensioneve, Fondi Monetar Ndërkombëtar sugjeron se është koha për të ndërhyrë dhe për të parë me kujdes disa......

Revolucion në shërbimet financiare - Kryeministri Rama u kërkon bankave ndryshim të shpejtë dhe real
Kryeministri Edi Rama dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e sistemit bankar në vend dhe industrisë së......