FMN: Ulja e viteve të kontributeve, “djeg” pensionet - “Mesatarja ra në 27 vite, të moshuarit rrezikojnë varfërinë”

Afro 10 vite pas reformës së ndërmarrë në skemën e pensioneve, Fondi Monetar Ndërkombëtar sugjeron se është koha për të ndërhyrë dhe për të parë me kujdes disa elementë të cilat mund të kthehen në rrezik potencial për pensionistët e ardhshëm. Referuar një analize të bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, aktualisht norma totale e zëvendësimit, pra raporti i pensionit mesatar ndaj pagës mesatare është në 34 për qind. Mesatarisht, pensionistët marrin një pension prej 19 000 lekë në muaj. Ata që kanë nivelin më të ulët të kontributeve marrin mesatarisht 8500 lekë në muaj dhe ata me nivelin më të lartë arrijnë mesatarisht deri në 38 mijë lekë.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ngre alarmin se në vitet në vijim ka të ngjarë që më shumë njerëz të kenë të drejtë për pensione të pjesshme, pensione sociale ose të mos përfitojnë pension, për shkak të kohëzgjatjes së pamjaftueshme të kontributit, në të ardhmen. “ Shkalla e agreguar e zëvendësimit mund të ulet dhe të ngrejë shqetësime për rënien në varfëri të të moshuarve. Ndërsa në vitin 2012 personat që kanë dalë në pension kishin kontribuar mesatarisht 35 vite, ata që dolën në pension në vitin 2022, kontribuuan mesatarisht për 27 vite” nënvizon FMN.
Kohëzgjatja e kontributit për të pasur të drejtën e pensionit të plotë është aktualisht 37.5 vjet dhe kërkohet një minimum prej 15 vitesh për të përfituar një pension të pjesshëm, nivel pak më i lartë se mesatarja e OECD (34 vjet për një pension të plotë dhe 13 vjet për një pension të pjesshëm).
Ndërsa reforma e vitit 2015 rrit gradualisht kohëzgjatjen e kontributit të kërkuar për një pension të plotë deri në 40 vjet deri në vitin 2032; ngriti moshën e daljes në pension në 67 vjeç deri në vitin 2056 si për burrat ashtu edhe për gratë; vendosi një pension social jo kontributiv; dhe lidhi më ngushtë kontributet me pagat reale duke u rritur tavani i kontributeve.
Megjithatë edhe një kohëzgjatje e tillë konsiderohet nga FMN si dekurajuese për të kontribuuar kryesisht për emigrantët dhe gratë që janë jashtë tregut të punës.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Revolucion në shërbimet financiare - Kryeministri Rama u kërkon bankave ndryshim të shpejtë dhe real
Kryeministri Edi Rama dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e sistemit bankar në vend dhe industrisë së......

“Kopsitet” drafti i lojërave të fatit - Vjero: Forcuam kriteret për kompanitë, më shumë transparencë
Daftligji për lojërat e fatit është rishikuar nga Ministria e Financave e cila ka reflektuar propozimet e bëra nga deputetët dhe është diskutuar sërish në......

Treg i përbashkët energjetik Shqipëri-Kosovë - Zhvillohet ankandi i parë, çmimi mesatar arriti në 111.38 euro/mWh
1 shkurti shënon bashkimin zyrtar të tregut energjetik Shqipëri – Kosovë, me lëvrimin e energjisë së tregtuar një ditë më parë në Bursën Shqiptare të Energjisë......

Çfarë parashikon reforma e re e pensioneve? - Nga formula e indeksimit, tek mosha dhe rezidenca
Ministria e Financave në bashkëpunim me Bankën Botërore ka nisur punën për rishikimin e skemës së pensioneve, e cila pavarësisht ndërhyrjeve të bëra në vitin......

Europa mund të mbetet pa naftë në javët në vijim - “Mbyllja” e Kanalit të Suezit redukton importet e karburanteve me 2/3-at
Kriza e Detin e Kuq mund të na lërë pa naftë në javët e ardhshme, kur importet pritet të bien me dy të tretat, ndërsa në të njëjtën kohë shumë rafineri do të......

Nafta realizon fitimet e para mujore që nga shtatori - Mbështetet nga tensionet në Lindjen e Mesme dhe i ftohti në SHBA
Çmimet e naftës kanë realizuar fitimet e para mujore që nga shtatori, gjatë janarit, ndërsa SHBA dhe Irani janë në prag të një konfrontimi më të drejtpërdrejtë......

76% e të rriturve në Ballkan kanë një llogari - Mesatarja e Eurozonës është 99%, BB: Rajoni ofron mundësi unike
Vendet e Ballkanit Perëndimor janë ende shumë larg standardeve të Bashkimit Europian përsa i përket penetrimit të shërbimeve financiare. Sipas dhënave të ......

Ulja e interesave nga FED shtyhet për në maj - Komentet e Powell e rrisin dollarin në nivelin më të lartë në 7 javë
Dollari amerikan është forcuar edhe në sesionin e sotëm dhe është ngjitur në nivelin më të lartë në 7 javët e fundit, pasi presidenti i Rezervës Federale,......