“Jo përjashtime tatimore për pensionet private” - FMN: Mund të sjellin efekte të rënda dhe regresive

Ndërsa skemat e pensioneve private janë një zgjedhje alternative për qytetarët që kontribuojnë për të pasur një pension më dinjitoz në të ardhme, Fondi Monetar Ndërkombëtar nënvizon disa rreziqe që sjellin elementë të veçantë të funksionimit të tyre.
Sipas një analize të fundit të FMN, qeveria ka inkurajuar pjesëmarrjen vullnetare në fondet private të pensioneve, përmes përjashtimeve tatimore dhe shpenzimeve më të larta të zbritshme për punëdhënësit që regjistrojnë punonjësit e tyre. Por, këto përjashtime tatimore, konsiderohen nga FMN si problematike.
“Skemat vullnetare të pensioneve private mund të ngjallin shqetësime për efekte të rënda dhe regresive lidhur me përjashtimet tatimore, të cilat duhet të kalibrohen me kujdes. Ato në përgjithësi nuk adresojnë mungesën e kontributeve midis grupeve me të ardhura më të ulëta dhe krijojnë efekte të papritura”, thekson Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Sipas analizës, shtete me tregje të vogla të kapitalit, siç është në rastin konkret Shqipëria, mund të përballen gjithashtu me sfida për shkak të madhësisë kritike të kapitalit dhe tregjeve financiare si dhe problematikave me kursin e këmbimit. Nga ana tjetër, theksohet se skemat e mirë rregulluara, transparente dhe efikase, mund të ndihmojnë në rritjen e të drejtave të ardhshme dhe të përforcojnë lidhjen ndërmjet kontributeve dhe përfitimeve.
Gjatë periudhës janar-shtator 2023, në tregun e pensioneve private ushtruan aktivitetin e tyre pesë fonde. Deri në fund të 9-mujorit, tregu regjistron një total asetesh neto prej 6.5 miliardë lekësh dhe një rritje në masën 13.75% krahasuar me fundvitin 2022. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, në fund të shtatorit 2023 rezultoi 38 mijë anëtarë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Shitje rekord e armëve amerikane - Shënohet një rritje prej 56% jashtë kufijve
Shitja e armëve amerikane jashtë vendit u rrit ndjeshëm vitin e kaluar për shkak të luftës në Ukrainë duke arritur në një rekord 238 miliardë......

Pse protestojnë fermerët në BE? - Shkak, pagesat e ulëta, taksat e larta dhe burokracia
Fermerët po protestojnë në të gjithë Bashkimin Europian për të detyruar autoritetet t'i ndihmojnë ata të përballen me rritjen e kostove dhe probleme të tjera,......

SHBA rinovon, Kina riprodhon, Europa ...rregullon - Kornizat e rrepta rregullatore frenojnë zhvillimin e BE
Këto janë kohë të vështira për Europën. Kontinenti i Vjetër i shpëtoi mrekullisht recesionit në fund të vitit të kaluar pasi ekonomia amerikane u rrit më......

Armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit? - Lajmi i paverifikuar rrëzon naftën me mbi 2% të enjten
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, pas vendimit të OPEC+ për t’i mbajtur kuotat e prodhimit të pandryshuara, duke rikuperuar një pjesë......

Investitorët preferojnë asetet me risk, bie dollari - Tregjet, në pritje të të dhënave mbi punësimin në SHBA
Dollari amerikan është zhvlerësuar ndjeshëm në enjten, ndërsa po qëndron në rënie edhe në sesionin e fundit të javës. Ndjenja pozitive në tregje është......

Fermerët e zemëruar pushtojnë rrugët e Brukselit!
Fermerët belgë bllokuan qendrën e qytetit me traktorët e tyre dhe homologët e tyre nga Italia dhe vende të tjera anëtare të BE-së iu bashkuan me shpejtësi......

BE miraton marrëveshjen prej 50 miliardë euro për Ukrainën pasi Orban heq veton!
Udhëheqësit e Bashkimit Euopian arritën të enjten në mëngjes një marrëveshje për të krijuar një plan 50 miliardë euro për Ukrainën pasi Viktor Orbán hoqi veton......

FMN: Ulja e viteve të kontributeve, “djeg” pensionet - “Mesatarja ra në 27 vite, të moshuarit rrezikojnë varfërinë”
Afro 10 vite pas reformës së ndërmarrë në skemën e pensioneve, Fondi Monetar Ndërkombëtar sugjeron se është koha për të ndërhyrë dhe për të parë me kujdes disa......