Turqia synon të rrisë eksportin e mineraleve - Vendi zotëron 73.2 % të rezervave botërore të borit

Duke u mburrur me rezervat më të mëdha të borit në botë, Turqia kërkon ta kthejë burimin e mineralit të rrallë në fitim, në një kohë që vendi po përballet me vështirësi ekonomike. Turqia zotëron 73.2 % të rezervave botërore të borit dhe kishte 63 % të pjesës së tregut global në vitin 2023, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Energjisë dhe Burimeve Natyrore të vendit këtë muaj.
Karbidi i borit, një nga materialet sintetike më të forta të njohura, përdoret gjerësisht në industri, si gërryes dhe material zjarrdurues, dhe si absorbues në termocentralet bërthamore. Dhoma e Inxhinierëve të Minierave, deklaroi se Turqia duhet ta konsiderojë borin si një element strategjik të tokës së rrallë.
Kompania shtetërore e minierave Eti Maden tha se shitjet e saj të huaja të borit të rafinuar prej 2.6 milionë tonësh arritën 1.3 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2022, duke thyer një rekord. Në vitin 2024, shitjet e huaja janë rritur për shkak të kërkesës së fortë dhe rritjes së aftësive të prodhimit. Eksportet e borit kanë arritur një nivel që kontribuon në zbutjen e problemeve ekonomike të Turqisë dhe pritet që shifrat të rriten në pesë vitet e ardhshme me investime të reja.
Që nga viti 2018, Turqia ka përjetuar probleme serioze ekonomike me inflacion të fortë, një monedhë në rënie dhe rezerva të ulëta valutore. Rreth 90 % e prodhimit të borit të Turqisë eksportohet. Sektori i industrisë u bëri thirrje autoriteteve turke të investojnë më shumë në prodhimin e produkteve të përpunuara dhe me vlerë të shtuar, të cilat do të ishin të dobishme për ekonominë e sëmurë.
Sipas një kërkimi tregu të kryer në vitin 2023 nga Business Research Company me bazë në Londër, tregu global i borit pritet të arrijë në 4.88 miliardë dollarë në 2027-ën, nga 3.87 miliardë dollarë në 2022-shin. Ndërkohë, sa i përket investimeve të huaja në bor, Kina është në krye të listës pasi Turqia kërkon të rrisë bashkëpunimin e saj me ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

“Jo përjashtime tatimore për pensionet private” - FMN: Mund të sjellin efekte të rënda dhe regresive
Ndërsa skemat e pensioneve private janë një zgjedhje alternative për qytetarët që kontribuojnë për të pasur një pension më dinjitoz në të ardhme, Fondi Monetar......

Shitje rekord e armëve amerikane - Shënohet një rritje prej 56% jashtë kufijve
Shitja e armëve amerikane jashtë vendit u rrit ndjeshëm vitin e kaluar për shkak të luftës në Ukrainë duke arritur në një rekord 238 miliardë......

Pse protestojnë fermerët në BE? - Shkak, pagesat e ulëta, taksat e larta dhe burokracia
Fermerët po protestojnë në të gjithë Bashkimin Europian për të detyruar autoritetet t'i ndihmojnë ata të përballen me rritjen e kostove dhe probleme të tjera,......

SHBA rinovon, Kina riprodhon, Europa ...rregullon - Kornizat e rrepta rregullatore frenojnë zhvillimin e BE
Këto janë kohë të vështira për Europën. Kontinenti i Vjetër i shpëtoi mrekullisht recesionit në fund të vitit të kaluar pasi ekonomia amerikane u rrit më......

Armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit? - Lajmi i paverifikuar rrëzon naftën me mbi 2% të enjten
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, pas vendimit të OPEC+ për t’i mbajtur kuotat e prodhimit të pandryshuara, duke rikuperuar një pjesë......

Investitorët preferojnë asetet me risk, bie dollari - Tregjet, në pritje të të dhënave mbi punësimin në SHBA
Dollari amerikan është zhvlerësuar ndjeshëm në enjten, ndërsa po qëndron në rënie edhe në sesionin e fundit të javës. Ndjenja pozitive në tregje është......

Fermerët e zemëruar pushtojnë rrugët e Brukselit!
Fermerët belgë bllokuan qendrën e qytetit me traktorët e tyre dhe homologët e tyre nga Italia dhe vende të tjera anëtare të BE-së iu bashkuan me shpejtësi......

BE miraton marrëveshjen prej 50 miliardë euro për Ukrainën pasi Orban heq veton!
Udhëheqësit e Bashkimit Euopian arritën të enjten në mëngjes një marrëveshje për të krijuar një plan 50 miliardë euro për Ukrainën pasi Viktor Orbán hoqi veton......