Pagat e “majme” të ushtarëve izraelitë - Ekonomia e vendit, e brishtë përballë shpenzimeve të luftës

Pas tetorit 2023, Izraeli mobilizoi rreth 360.000 rezervistë, për të nisur ofensivën më komplekse ushtarake në historinë e tij. Tel Avivi, megjithatë, jo vetëm që ka shkatërruar ekonominë e Rripit të Gazës, por tashmë dhe atë izraelite. 360 mijë ushtarët që janë në front nuk janë në fakt rezervistë, por mercenarë.
Ndërsa, për shembull, në Greqi rekrutët paguhen 8.80 euro në muaj, izraelitët paguhen me 2155 euro, për dy muaj. Por kjo rritje e vendosur nga Knesset në nëntor, për të mbuluar nevojat e ushtarëve, jo vetëm që zbraz arkën e shtetit, por nuk mund të kompensojë dot dëmin në pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë nga lufta.
Për shembull, në nëntor 2023, Banka e Izraelit vlerësoi ‘efektet bruto’ të luftës në Izrael në 53 miliardë dollarë, duke ulur vlerësimet e saj të rritjes në 2% në vit për 2023 dhe 2024, nga 2.3% dhe 2.8% respektivisht.Në dhjetor 2023, ministria e financave e Izraelit tha se lufta ka të ngjarë t'i kushtojë Izraelit rreth 13.8 miliardë dollarë këtë vit, duke supozuar se operacionet izraelite, siç po zhvillohen tani, nuk zgjasin më shumë se tre muaj.
Ndoshta disi e vështirë bazuar në deklaratat e qeverisë izraelite, pasi është larg objektivave ushtarake. Sipas një sondazhi të organizatës Latet, pothuajse gjysma e izraelitëve - 45.5% janë të shqetësuar për kushtet me të cilat përballen për shkak të luftës. 100% e organizatave ushqimore nuk kanë marrë asnjë ndihmë financiare nga qeveria, ndërsa 22% e familjeve izraelite janë të pasigurta për sa i përket ushqimit.
Një nga industritë që vazhdoi të ecë mirë ishte teknologjia e lartë, sektori me rritje më të shpejtë për shumë vite, i cili sot përbën gati 20% të PBB-së së vendit dhe 14% të vendeve të punës. Pas Silicon Valley, Izraeli është vendosur si qendra e dytë më e madhe e teknologjisë në botë, me më shumë se 500 kompani shumëkombëshe - p.sh. Google, Meta, Microsoft - që operojnë në Izrael. Lajmi i mirë për Izraelin është se marrëdhëniet që Tel Avivi ka arritur të krijojë me këta gjigantë i kanë mbajtur këto kompani në orbitën e investimeve, edhe në kohë lufte.
Sektori që vuan më shumë nuk mund të mos ishte turizmi i cili përbënte 2.6% të PBB-së para pandemisë në 2019-ën, përpara se të binte në 1.1% në 2021-shin. Në të gjithë vendin, askush nuk shkel në restorante dhe dyqane.
Menjëherë pas pushtimit të Hamasit në Izraelin jugor dhe shpërthimit të luftës në Gaza, një listë e gjatë linjash ajrore anuluan ose pezulluan shumicën e fluturimeve të tyre për në Tel Aviv dhe shumë turistë anuluan planet e tyre për të vizituar Izraelin. Disa linja ajrore, si Lufthansa, mund të kenë rifilluar fluturimet, por rënia e numrit të turistëve është tronditëse. Para operacionit të Izraelit, vizitorët në vend arrinin në 300.000 çdo muaj, ndërsa në nëntor, ky numër ra në 39.000.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Turqia synon të rrisë eksportin e mineraleve - Vendi zotëron 73.2 % të rezervave botërore të borit
Duke u mburrur me rezervat më të mëdha të borit në botë, Turqia kërkon ta kthejë burimin e mineralit të rrallë në fitim, në një kohë që vendi po përballet me......

“Jo përjashtime tatimore për pensionet private” - FMN: Mund të sjellin efekte të rënda dhe regresive
Ndërsa skemat e pensioneve private janë një zgjedhje alternative për qytetarët që kontribuojnë për të pasur një pension më dinjitoz në të ardhme, Fondi Monetar......

Shitje rekord e armëve amerikane - Shënohet një rritje prej 56% jashtë kufijve
Shitja e armëve amerikane jashtë vendit u rrit ndjeshëm vitin e kaluar për shkak të luftës në Ukrainë duke arritur në një rekord 238 miliardë......

Pse protestojnë fermerët në BE? - Shkak, pagesat e ulëta, taksat e larta dhe burokracia
Fermerët po protestojnë në të gjithë Bashkimin Europian për të detyruar autoritetet t'i ndihmojnë ata të përballen me rritjen e kostove dhe probleme të tjera,......

SHBA rinovon, Kina riprodhon, Europa ...rregullon - Kornizat e rrepta rregullatore frenojnë zhvillimin e BE
Këto janë kohë të vështira për Europën. Kontinenti i Vjetër i shpëtoi mrekullisht recesionit në fund të vitit të kaluar pasi ekonomia amerikane u rrit më......

Armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit? - Lajmi i paverifikuar rrëzon naftën me mbi 2% të enjten
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, pas vendimit të OPEC+ për t’i mbajtur kuotat e prodhimit të pandryshuara, duke rikuperuar një pjesë......

Investitorët preferojnë asetet me risk, bie dollari - Tregjet, në pritje të të dhënave mbi punësimin në SHBA
Dollari amerikan është zhvlerësuar ndjeshëm në enjten, ndërsa po qëndron në rënie edhe në sesionin e fundit të javës. Ndjenja pozitive në tregje është......

Fermerët e zemëruar pushtojnë rrugët e Brukselit!
Fermerët belgë bllokuan qendrën e qytetit me traktorët e tyre dhe homologët e tyre nga Italia dhe vende të tjera anëtare të BE-së iu bashkuan me shpejtësi......