Cilat janë përjashtimet fiskale për pensionet private? - Ligji i ri synon të nxisë pjesëmarrjen, lehtësi për anëtarët dhe fondet

Në Nëntor të vitit të kaluar hyri në fuqi ligj i ri, që solli risi për fondet e pensionit privat dhe kish si qëllim nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në skemë. Ndryshimet ligjore përmbajnë rritje të mëtejshme të incentivave fiskale për kontributet në fondet private të pensioneve. Kështu, sipas ligjit të ri, kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor rritet deri në nivelin e pagës minimale të miratuar, që aktualisht regjistrohet në 40 mijë lekë në muaj.
Nga kjo incentivë, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet arrin deri në 480 mijë lekë në vit ose 140% më shumë krahasuar me pragun që ishte caktuar në ligjin e vjetër prej 200 mijë lekësh. Konkretisht, neni 156 i ligjit përcakton se “Kontributi i bërë nga çdo anëtar i një fondi pensioni zbritet nga të ardhurat personale të tij për efekt tatami. Kthimi i investimit, përfshirë fitimet nga kapitali prej investimeve të kryera me aktivet e fondit të pensionit nuk i nënshtrohen tatimit, as për vetë fondin e pensionit dhe as për shoqërinë administruese.
Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribuues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të një fondi pensioni, për efekte fiskale, nuk vlerësohen si të ardhura personale të anëtarit. Kufiri maksimal mujor, për lehtësitë tatimore, është deri në nivelin e pagës minimale të miratuar në shkallë vendi.
Edhe kontributet e pensionet privat të derdhura nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit do të përjashtohen nga tatimi në të njëjtën masë.
Specifikisht, sipas nenit 157 të ligjit “Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij në një fond pensioni vlerësohen shpenzim operativ deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të barabartë me pagën minimale vjetore të miratuar në shkallë vendi, dhe kjo shumë vlerësohet shpenzim i njohur për qëllime të tatimit mbi fitimin”
Ligji gjithashtu parashikon që pensionet të mos tatohen në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi, me kusht që tërheqja të bëhet me pagesa mujore të shtrira në të paktën dy vite dhe jo në mënyrë të menjëhershme, pas përmbushjes së kushteve ligjore për përfitimin e pensionit privat.
Në rast tërheqjeje të parakohshme të fondit të pensionit, pra përpara përmbushjes së kushteve ligjore, vlera e tërhequr do të tatohet e gjitha me normën ligjore të tatimit mbi të ardhurat e cila është 15%.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Leku ndal “vrullin” e vitit 2023 - Monedha vendase dobësohet lehtë ndaj euros dhe dollarit gjatë janarit
Monedhat kryesore ndërkombëtare kanë pasur një tendencë në rritje të lehtë në raport me lekun, gjatë muajit janar, duke tentuar një rimëkëmbje pas humbjeve të......

Sa mund t'i kushtojnë ekonomisë europiane protestat e fermerëve?
Historia e protestave aktuale të fermerëve europianë mund të gjurmohet në Marrëveshjen e Gjelbër (2019) e cila përfshinte ndryshime të rëndësishme për të......

Java mbyllet negativisht për Dollarin, Euron dhe Frangën ndërsa Paundi fiton sërish pikë!
Dollari amerikan edhe pse ka patur një javë pozitive e ka mbyllur këtë 7-ditësh në rënie duke regjistruar zbritje teksa është blerë sot me 95.1 lekë dhe është......

Pagat e “majme” të ushtarëve izraelitë - Ekonomia e vendit, e brishtë përballë shpenzimeve të luftës
Pas tetorit 2023, Izraeli mobilizoi rreth 360.000 rezervistë, për të nisur ofensivën më komplekse ushtarake në historinë e tij. Tel Avivi, megjithatë, jo vetëm......

Turqia synon të rrisë eksportin e mineraleve - Vendi zotëron 73.2 % të rezervave botërore të borit
Duke u mburrur me rezervat më të mëdha të borit në botë, Turqia kërkon ta kthejë burimin e mineralit të rrallë në fitim, në një kohë që vendi po përballet me......

“Jo përjashtime tatimore për pensionet private” - FMN: Mund të sjellin efekte të rënda dhe regresive
Ndërsa skemat e pensioneve private janë një zgjedhje alternative për qytetarët që kontribuojnë për të pasur një pension më dinjitoz në të ardhme, Fondi Monetar......

Shitje rekord e armëve amerikane - Shënohet një rritje prej 56% jashtë kufijve
Shitja e armëve amerikane jashtë vendit u rrit ndjeshëm vitin e kaluar për shkak të luftës në Ukrainë duke arritur në një rekord 238 miliardë......

Pse protestojnë fermerët në BE? - Shkak, pagesat e ulëta, taksat e larta dhe burokracia
Fermerët po protestojnë në të gjithë Bashkimin Europian për të detyruar autoritetet t'i ndihmojnë ata të përballen me rritjen e kostove dhe probleme të tjera,......