153 mln euro më pak mallra serbe në Kosovë - Regjistrohet një rënie prej 44.8% të importeve gjatë vitit të kaluar

Në vitin 2023 Kosova ka importuar dukshëm më pak mallra nga Serbia. Të dhënat e Doganës së Kosovës, tregojnë se gjatë vitit të kaluar, nga Serbia janë importuar mallra në vlerë 188.5 milionë euro.
Krahasuar me periudhën janar – nëntor të vitit 2022 regjistrohet një rënie për 44.8%. Përgjatë kësaj kohe Kosova nga Serbia ka importuar mallra në vlerë 341.3 milionë euro.
Ndërsa në vitin 2023 vendi ka blerë nga Serbia 153 milionë euro më pak.
Sipas ekonomistëve në vend, janë disa faktorë që ndikojnë në uljen e importit nga shteti verior. Rënia ka nisur të ndihet pas muajit qershor. Në muajin qershor ndodhi rrëmbimi i tre policëve të Republikës së Kosovës prej Serbisë, që u pasuan me masa kufizuese të ndërmarra nga Prishtina ndaj importeve të Serbisë.
Por, pavarësisht shifrave të publikuara, raporti eksport-import mes dy vendeve mbetet negativ. Pra Kosova më shumë blen mallra sesa prodhon dhe shet në vende të tjera.
Sipas të dhënave, rezulton se gjatë vitit 2023 çdo ditë nga Serbia janë importuar mallra në vlerë prej 560 mijë eurosh. Vlerë që në vitin 2023 shkonte në 1 milion brenda ditës
Ndërkohë, që importi i produkteve nga Shqipëria ishte në rritje ku vetëm për 11 muajt e vitit të kaluar u regjistrua rreth 37 milionë euro.
Vlera e produkteve nga Shqipëria, të importuara në Kosovë, është rritur për më shumë se 55 milionë euro në periudhën janar-shtator të 2023-shit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, flasin edhe për rritje të eksporteve nga Kosova në Shqipëri – nga 77 milionë euro sa ishin në periudhën janar-shtator të vitit 2022, në 82 milionë euro gjatë së njëjtës periudhë të këtij viti.
Nga Shqipëria në Kosovë, në periudhën janar-shtator të këtij viti, kanë hyrë rreth 55 milionë euro produkte më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Vlera e importeve në këta muaj ka tejkaluar shumën prej 238.9 milionë eurosh, ndërsa në vitin 2022 ka qenë mbi 183 milionë euro.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, shpjegon kwtw rritje me ndalimin e produkteve të Serbisë në tregun e Kosovës. Si rrjedhojë, thotë ai, bizneset e Kosovës janë orientuar nga produktet e Shqipërisë, për shkak të afërsisë gjeografike.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Arritjet dhe sfidat për infrastrukturën dhe energjinë - Analiza/ Në vëmendje inovacioni dhe burimet njerëzore
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë publike në mënyrë të detajuar arritjet dhe reformat e ndërmarra gjatë vitit 2023 për të gjithë sektorët si......

Për të qenë miliarder duhet të kesh lindur në 30 nëntor! - Sipas ekspertëve financiarë të lindësh në këtë datë është shumë e rëndësishme
Të bëhesh miliarder mund të jetë thjesht një ëndërr për shumë njerëz, por një studim i ri zbulon se kjo mund të vijë edhe për shkak të ditës tënde të......

Nafta humb mbi 3% të vlerës - Investitorët, të shqetësuar për rritjen e furnizimit të tregut
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë, për shkak se tensionet në Lindjen e Mesme u zbehën nga......

Euro, e qëndrueshme pranë 1.096 USD - Tregjet presin inflacionin dhe miratimin e ETF-ve në SHBA
Dollari amerikan ka ndalur fitimet e realizuara gjatë sesionit të kaluar amerikan, pasi investitorët rikonfirmuan bastet për uljen e interesave nga Rezerva......

Prodhuesit britanikë, “kundër” Kinës dhe SHBA - Pjesa më e madhe nuk i shohin më si konkurentë Francën dhe Gjermaninë
Shumica e prodhuesve në Mbretërinë e Bashkuar e shohin vendin e tyre si më konkurrues për të lokalizuar aktivitetet. Më shumë se gjysma e prodhuesve në......

Franca synon centralet bërthamore - Objektivi, largimi nga karburantet fosile për energji
Franca synon të ndërtojë tetë termocentrale të reja bërthamore në vitet e ardhshëm, përveç gjashtëve të planifikuara tashmë, shumë më tepër se sa ishte......

Si ka nisur kjo ditë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht duke rikuperuar pikë nga një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me 94.7 lekë dhe është shitur me 95.7......

Edi Rama krijon ministri të re - Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
https://www.youtube.com/watch?v=jvs5CzbDGxo Kryeministri Edi Rama ka krijuar një ministri të re, atë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Në krye të......