Shqipëria Postuar më 9 Janar 2024, 10:56

Arritjet dhe sfidat për infrastrukturën dhe energjinë - Analiza/ Në vëmendje inovacioni dhe burimet njerëzore

Nga SCAN TV
Arritjet dhe sfidat për infrastrukturën dhe energjinë - Analiza/

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë publike në mënyrë të detajuar arritjet dhe reformat e ndërmarra gjatë vitit 2023 për të gjithë sektorët si dhe planet për vitin 2024.  Sa i takon infrastrukturës, Autoriteti  Rrugor Shqiptar,  Autoriteti Portual Durrës, Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve kanë raportuar projektet e reja dhe sfidat që kanë përpara.

Evis Berberi, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar

“Në korridorin e 8-të ne kemi parashikuar që të vazhdojmë fazat e tjera të mbetura për Elbasan- Qafë Thanën, duke vazhduar me dy segmentet e tjera, i pestë dhe i gjashtë i cili lidh në mënyrë tërësore Elbasanin e me Librazhdin, duke shmangur të gjithë kthesat e Murrashit. Vazhdojmë me hapjen e garës për Bypass-in e Elbasanit i cili është një gangrenë shumë e madhe sot ku jemi, për shkak të fluksit të madh të trafikut, të rritjes së numrit të turistëve, gjithashtu dhe turizmit brenda për brenda vendit, ku edhe nga festat e fund vitit trafiku në ardhje në Elbasan nga Korça ishte shumë i madh.”

Pirro Vengu, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës

“Ne logjikojmë në tërësinë e kompleksit portual Durrës-Porto Romano ku ç ‘është e vërteta ndodhin 95 % e transportit detar dhe shteti vjel 50 % të të ardhurave doganore. Në qofte se shohim që nga 2012 deri në fund vitin e kaluar kemi një rritje prej 24.7 %, një rritje më ë lartë se PBB-ja në këtë hapësirë kohore çka tregon se sektori transportit detar është kontributor domethënës në zhvillimin ekonomik të vendit. ”

Maksim Ethemaj, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil

Që pas 1 viti gjysmë diskutimesh për definuar projektin jemi njoftuar në dhjetor mbaroi që Shqipëria është fituese e projektit për të hapur Akademinë e Aviacionit Civil në vend. Çfarë duam të arrijmë me këtë projekt, duam të arrijmë dy element afatshkurtër dhe afatmesëm. Në planin afatshkurtër është që nëpërmjet kritereve strikte të seleksionimit të zgjedhim ata vajza dhe djem me kapacitete të mjaftueshme teknike që të përzgjidhen për t’u përgatitur për sfidat e së ardhmes kryesisht në ato degë të reja të aviacionit Civil që mungojnë në Shqipëri ”.

Klevis Jahaj, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime

“Ky është i vetmi tregues, i cili ka pasur një përmirësim të dukshëm gjatë vitit 2023, edhe uji pa të ardhura si një nga treguesit kryesor për paraqitjen tekniko-financiare, dhe konsolidimin e këtyre shoqërive. Kemi pasur një reduktim në nivelin e 63.3% të ujë pa të ardhura në vitin 2023, ku në fakt ajo që presim në vitin 2024 dhe është një target bazuar dhe në kontratën e performancës me shoqëritë rajonale është që të arrijmë në nivelet e 59% për vitin 2024. ”

Ndërkohë, zhvillime të rëndësishme ka pasur edhe në sektorin e energjisë.

Ergys Verdho, Drejtor i Përgjithshëm i KESH

“Në fundin e vitit 2025 portofoli i KESH në energjinë solare do të jetë në 76 mega vat pikë. Për këtë shkak atëherë KESH ka vendosur inovacionin ku për energjinë kompromentare që ka PV, që është solari, era dhe uji duhet patjetër një inovacion që quhet Pump-Storage. Që me fjalë të paktë është pompimi i ujit nga rezervuari i Komanit në rezervuarin e Fierzës.”

Enea Karakaçi, Drejtor i Përgjithshëm i OSHEE

“Një nga projektet më të rëndësishme që kompania jonë do të fillojë nga implementimi për një kuadër disa vjecarë sigurisht është instalimi i smart-meters, duke filluar nga një projekt pilot në kabinat transformuese të tensionit të mesëm dhe të tënsionit të ulët dhe pastaj për më tutje për të vijuar me konsumatorët fundorë.”

Skerdi Drenova, Drejtori i Përgjithshëm i OST

“Objektivi jonë kryesor është rritja e kapaciteteve transmetuese të brendshme dhe të jashtme. Gjatë vitit 2023 ne kemi rritur 300 megavat kapacitete tona të brendshme transmetuese duke shtuar 90 km linja të reja dhe rikonstruksione. Më e rëndësishme është ndërtimi i nënstacionit Kombsi-Shumati dhe linjës që lidh këtë nënstacion me Burrelin. Si dhe me përfundimin e linjës nga Burreli në Bulqizë ne do ë çojmë drejt zeros stakimet në linjat tona të transmetimit nga mbingarkesat.”

Bledian Dalipi, Drejtor i Përgjithshëm i OSSH

“Vetëm për vitin 2023 janë planifikuar 600 km linjë tensioni mesëm/ulët, të gjitha në shërbim të abonentëve dhe pothuajse 2-fishi është planifikuar për vitin 2024. Ndërkohë vetëm kabina të reja dhe rikonstruksione kabinash për vitin 2023 kanë përfunduar 113”.

Në prezantimin e saj, Zv.kryeministrja dhe njëkohësisht Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri me dije edhe reformën që do të ndërmerret sai takon shërbimeve të Postës Shqiptare, ku synohet  vendosja e 20 bankomateve në të gjithë vendin, për të shkuar më pranë qytetarëve.

SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 9 Janar

Si ka nisur kjo ditë për valutat e huaja?

Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht duke rikuperuar pikë nga një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me 94.7 lekë dhe është shitur me 95.7......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat