Shqipëria Postuar më 9 Janar 2024, 09:57

Si ka nisur kjo ditë për valutat e huaja?

Nga SCAN TV
Si ka nisur kjo ditë për valutat e huaja?

Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht duke rikuperuar pikë nga një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me 94.7 lekë dhe është shitur me 95.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane nuk ka regjistruar luhatje të ndjeshme të kuotës këtë të martë edhe pse e ka nisur ditën ne vlera zbritëse duke u blerë sot me 103.7 lekë dhe duke u shitur me 104.7 lekë ën raport me dje.

Franga zvicerane qëndron relativisht konstante sot në raport me ditën e hënë duke u b lerë sot me 111.2 lekë dhe duke u shitur me 112.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik gjithashtu nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme të vlerës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 120.3 lekë dhe është shitur me 121.5 lekë krahasuar me një ditë më parë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat