Edi Rama krijon ministri të re - Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
https://www.youtube.com/watch?v=jvs5CzbDGxo
Kryeministri Edi Rama ka krijuar një ministri të re, atë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Në krye të këtij instituticioni, Rama propozon Blendi Goxhaj, emrin e të cilit e ka dërguar për miratim presidentit Bajram Begaj.
“Lipset të kalohet sot në një qasje të integruar qeveritare në raport me sektorët e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të cilat për fazën e re të zhvillimit ku sapo kemi hyrë, duhet të dalin nga kufijtë e ngushtë tradicionalë të qeverisjes së vendit dhe të ndërveprojnë ngushtësisht me njëra-tjetrën, sidomos në kushtet kur teknologjia digjitale ka hyrë si një fuqi e re e kohës në të gjitha fushat e jetës dhe kërkon drejtim strategjik, orientim qeverisës e koordinim ndërsektorial; kur kultura nuk mund të mbetet më një ishull i vogël e i ndarë nga dinamikat e reja ekonomike e sociale të vendit, mbi të cilat ajo ka një potencial të madh ndikues, e prej të cilave ajo mund të përfitojë shumë më tepër; kur vetë sektori i ekonomisë në tërësi kërkon një përmasë të re në frontin e qeverisjes. Për këtë nevojë strategjike të kësaj faze të re të zhvillimit, kam vendosur ndryshimin e strukturës së qeverisë dhe krijimin e një ministrie të re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës. * Për drejtimin e kësaj ministrie të re do t’i propozoj sot Presidentit të Republikës, zotin Blendi Gonxhe, një drejtues publik që ka spikatur për reformimin dhe modernizimin mbresëlënës të institucionit, orientimin konstant ndaj inovacionit në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit për qytetarët, shpejtësinë e integrimit të nënsektorit përkatës në kornizën e standarteve europiane”, ka shkruar Rama.
SCAN
Sondazh

Kompania suedeze do të marrë 902 milionë euro ndihmë shtetërore gjermane – Brukseli kërkon të mbajë investimet brenda Europës!
Komisioni Europian njoftoi të hënën se kishte miratuar ndihmën shtetërore gjermane për të lejuar Northvolt të ndërtojë një gjigafabrikë që prodhon qeliza......

Shpresat rriten për ekonominë e eurozonës pavarësisht rritjes më të ngadaltë të shitjeve!
Një tregues kryesor i ndjenjës brenda BE-së dhe eurozonës pa një rritje të optimizmit mbi ekonominë dhe pritjet e punësimit, pavarësisht rritjes më të ngadaltë......

Faturimi online për ujin - UKT hap tenderin 144.3 mln lekë për përmirësimin e sistemit aktual
Përmirësimi i shërbimit të faturimit online pritet t’i kushtojë 144.3 mln lekë Ujësjellësit të Tiranës. Kompania ka hapur tenderin, mbi kufirin e lartë monetar......

Rikthehet bitcoin, ngjitet në mbi 44,000 USD - Komisioni i Letrave me Vlerë pritet të miratojë ETF-të këtë javë
Bitcoin është ngjitur sërish në mbi 44 mijë dollarë në sesionin e sotëm, pasi në treg është rikthyer optimizmi për miratimin e fondeve ETF në Shtetet e......

Balluku thirrje bizneseve: Mos bini pre e abuzimit duke blerë dokumentacione për parqe fotovoltaike!
“Të gjithë operatorët privatë, të cilët duan të bëhen pjesë e sektorit të energjisë, duhet të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e abuzimit duke blerë......

Pse po forcohen monedhat e huaja ndaj lekut? - Euro i afrohet nivelit mesatar prej 104.3, dollari ngjitet në mbi 95 lekë
Monedhat kryesore ndërkombëtare kanë vijuar forcimin ndaj lekut edhe në fillim të javës së dytë të 2024, duke zgjeruar fitimet e javës së kaluar. Në këtë......

Nafta zbret pranë 77 USD - Arabia ul çmimet për klientët aziatikë, zbehet efekti i luftës në Gaza
Nafta po qëndron në rënie të konsiderueshme në sesionin e sotëm, për shkak të uljeve drastike që ofroi eksportuesi më i madh i naftës në botë, Arabia Saudite......

Balluku: Porti i ri i Durrësit do ta çojë Shqipërinë në një nivel tjetër në turizmin Mesdhetar – Vengu: Rritje e ndjeshme e të ardhurave doganore!
Në analizën vjetore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, u vu theksi edhe tek Porti i ri i Durrësit i cili sipas Ballukut do ta çojë Shqipërinë në......