Prodhuesit britanikë, “kundër” Kinës dhe SHBA - Pjesa më e madhe nuk i shohin më si konkurentë Francën dhe Gjermaninë

Shumica e prodhuesve në Mbretërinë e Bashkuar e shohin vendin e tyre si më konkurrues për të lokalizuar aktivitetet. Më shumë se gjysma e prodhuesve në Mbretërinë e Bashkuar (52.7%) mendojnë se vendi i tyre është tani më konkurrues për të operuar, krahasuar me vetëm 31% vitin e kaluar, megjithëse ata janë të kujdesshëm ndaj kërcënimit aktual ndaj konkurrencës që paraqet Kina dhe SHBA.
Zbulimet vijnë nga një sondazh i vitit 2024 nga organizata e prodhuesve ‘Make UK’ dhe firma e kontabilitetit PwC. Sondazhi i më shumë se 200 drejtuesve të lartë të prodhimit tregon se rreth një e treta besojnë se Mbretëria e Bashkuar po rrit konkurrencën e saj ndaj Gjermanisë dhe Francës dhe një numër i ngjashëm mendon se ata po ecin përpara Spanjës dhe Italisë.
Sipas studimit, pas disa vitesh shumë të vështira për shkak të pandemisë dhe goditjes së çmimit të energjisë, ka shenja pozitive, me kompanitë më optimiste për perspektivat e prodhimit këtë vit të ri. Pothuajse gjysma, ose 44.4% e prodhuesve mendojnë se kushtet në sektor do të përmirësohen, me vetëm një në pesë që besojnë të kundërtën.
71.2% e firmave e shohin adaptimin e teknologjive të reja dixhitale si një mënyrë për të rritur efikasitetin operacional, ndërsa mbi gjysma e shohin IA gjeneruese si rritëse të produktivitetit të fuqisë punëtore.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Franca synon centralet bërthamore - Objektivi, largimi nga karburantet fosile për energji
Franca synon të ndërtojë tetë termocentrale të reja bërthamore në vitet e ardhshëm, përveç gjashtëve të planifikuara tashmë, shumë më tepër se sa ishte......

Si ka nisur kjo ditë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht duke rikuperuar pikë nga një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me 94.7 lekë dhe është shitur me 95.7......

Edi Rama krijon ministri të re - Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
https://www.youtube.com/watch?v=jvs5CzbDGxo Kryeministri Edi Rama ka krijuar një ministri të re, atë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Në krye të......

Kompania suedeze do të marrë 902 milionë euro ndihmë shtetërore gjermane – Brukseli kërkon të mbajë investimet brenda Europës!
Komisioni Europian njoftoi të hënën se kishte miratuar ndihmën shtetërore gjermane për të lejuar Northvolt të ndërtojë një gjigafabrikë që prodhon qeliza......

Shpresat rriten për ekonominë e eurozonës pavarësisht rritjes më të ngadaltë të shitjeve!
Një tregues kryesor i ndjenjës brenda BE-së dhe eurozonës pa një rritje të optimizmit mbi ekonominë dhe pritjet e punësimit, pavarësisht rritjes më të ngadaltë......

Faturimi online për ujin - UKT hap tenderin 144.3 mln lekë për përmirësimin e sistemit aktual
Përmirësimi i shërbimit të faturimit online pritet t’i kushtojë 144.3 mln lekë Ujësjellësit të Tiranës. Kompania ka hapur tenderin, mbi kufirin e lartë monetar......

Rikthehet bitcoin, ngjitet në mbi 44,000 USD - Komisioni i Letrave me Vlerë pritet të miratojë ETF-të këtë javë
Bitcoin është ngjitur sërish në mbi 44 mijë dollarë në sesionin e sotëm, pasi në treg është rikthyer optimizmi për miratimin e fondeve ETF në Shtetet e......

Balluku thirrje bizneseve: Mos bini pre e abuzimit duke blerë dokumentacione për parqe fotovoltaike!
“Të gjithë operatorët privatë, të cilët duan të bëhen pjesë e sektorit të energjisë, duhet të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e abuzimit duke blerë......