Franca synon centralet bërthamore - Objektivi, largimi nga karburantet fosile për energji

Franca synon të ndërtojë tetë termocentrale të reja bërthamore në vitet e ardhshëm, përveç gjashtëve të planifikuara tashmë, shumë më tepër se sa ishte planifikuar deri tani. Një projektligj parashikon, përveç gjashtë centraleve të vendosura, ndërtimin e tetë termocentraleve të tjera bërthamore, të cilat deri tani ishin diskutuar vetëm si "opsion" nga qeveria. Në tërësi, po diskutohet ndërtimi i 14 reaktorëve.
Ndryshe nga Gjermania, Franca po mbështetet shumë në energjinë bërthamore për të zëvendësuar termocentralet me qymyr dhe për të reduktuar emetimet e CO2. Qeveria franceze dëshiron të zvogëlojë pjesën e karburanteve fosile në konsumin e energjisë nga më shumë se 60% aktualisht, në 40% në vitin 2035. Ky objektiv kërkon ndërtimin e termocentraleve të reja me fuqi 13 gigavat nga viti 2026. Kjo korrespondon me "fuqinë e tetë" reaktorëve të tipit EPR.
Modeli EPR i zhvilluar nga Franca, domethënë një reaktor i ujit nën presion të brezit së tretë, duhej të ringjallte energjinë bërthamore pas katastrofës së Çernobilit të vitit 1986 dhe të ofronte fuqi dhe siguri më të madhe. Tre reaktorë uji nën presion të këtij lloji janë në funksionim, një në Finlandë dhe dy në Kinë. Megjithatë, ndërtimi në Finlandë nuk ka qenë i vetmi që ka paraqitur probleme. Projektet EPR në Francë dhe Britani kanë gjithashtu vonesa dhe rritje drastike të shpenzimeve.
Sipas grupit publik francez të energjisë EDF, reaktori i parë EPR në Francë pritet të lidhet me rrjetin në Flamanville në Normandi në mesin e vitit 2024 për t’u testuar, 17 vjet pas fillimit të ndërtimit dhe me një kosto prej 12.7 miliardë euro, katër herë më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht. Si pjesë e reformës së planifikuar të tregut evropian të energjisë elektrike, subvencionet publike për centralet bërthamore do të vazhdojnë të lejohen në Bashkimin Evropian në të ardhmen.
Dorina Kurtaj/SCAN
Sondazh

Si ka nisur kjo ditë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht duke rikuperuar pikë nga një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me 94.7 lekë dhe është shitur me 95.7......

Edi Rama krijon ministri të re - Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
https://www.youtube.com/watch?v=jvs5CzbDGxo Kryeministri Edi Rama ka krijuar një ministri të re, atë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Në krye të......

Kompania suedeze do të marrë 902 milionë euro ndihmë shtetërore gjermane – Brukseli kërkon të mbajë investimet brenda Europës!
Komisioni Europian njoftoi të hënën se kishte miratuar ndihmën shtetërore gjermane për të lejuar Northvolt të ndërtojë një gjigafabrikë që prodhon qeliza......

Shpresat rriten për ekonominë e eurozonës pavarësisht rritjes më të ngadaltë të shitjeve!
Një tregues kryesor i ndjenjës brenda BE-së dhe eurozonës pa një rritje të optimizmit mbi ekonominë dhe pritjet e punësimit, pavarësisht rritjes më të ngadaltë......

Faturimi online për ujin - UKT hap tenderin 144.3 mln lekë për përmirësimin e sistemit aktual
Përmirësimi i shërbimit të faturimit online pritet t’i kushtojë 144.3 mln lekë Ujësjellësit të Tiranës. Kompania ka hapur tenderin, mbi kufirin e lartë monetar......

Rikthehet bitcoin, ngjitet në mbi 44,000 USD - Komisioni i Letrave me Vlerë pritet të miratojë ETF-të këtë javë
Bitcoin është ngjitur sërish në mbi 44 mijë dollarë në sesionin e sotëm, pasi në treg është rikthyer optimizmi për miratimin e fondeve ETF në Shtetet e......

Balluku thirrje bizneseve: Mos bini pre e abuzimit duke blerë dokumentacione për parqe fotovoltaike!
“Të gjithë operatorët privatë, të cilët duan të bëhen pjesë e sektorit të energjisë, duhet të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e abuzimit duke blerë......

Pse po forcohen monedhat e huaja ndaj lekut? - Euro i afrohet nivelit mesatar prej 104.3, dollari ngjitet në mbi 95 lekë
Monedhat kryesore ndërkombëtare kanë vijuar forcimin ndaj lekut edhe në fillim të javës së dytë të 2024, duke zgjeruar fitimet e javës së kaluar. Në këtë......