Bota Postuar më 9 Janar 2024, 11:05

Nafta humb mbi 3% të vlerës - Investitorët, të shqetësuar për rritjen e furnizimit të tregut

Nga SCAN TV
Nafta humb mbi 3% të vlerës - Investitorët, të

Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë, për shkak se tensionet në Lindjen e Mesme u zbehën nga rritja e prodhimit nga OPEC. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 76 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 71 dollarë për fuçi.

Të dy bençmarkët ranë me 3% dhe 4% respektivisht në sesionin e kaluar, për shkak të uljes drastike të çmimeve nga Arabia Saudite për klientët aziatikë dhe rritjes së prodhimit nga OPEC. Megjithatë, shqetësimet vazhdojnë për luftën në Gaza.

Ushtria izraelite ka deklaruar se lufta kundër Hamasit do të vijojë edhe në 2024, duke shqetësuar tregjet se konflikti mund të shndërrohet në një krizë rajonale, që mund të çrregullojë furnizimet me naftë nga Lindja e Mesme.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti në Tel Aviv të hënën vonë për të informuar zyrtarët izraelitë mbi bisedimet e tij 2-ditore me liderët arabë për përfundimin e luftës.

Megjithatë, rritja e çmimeve është ndalur pasi një studim i Reuters të premten zbuloi se prodhimi i naftës nga OPEC u rrit në dhjetor, pasi Angola, Iraku dhe Nigeria kompensuan shkurtimet e vazhdueshme nga Arabia Saudite dhe anëtarët e tjerë. Furnizimi i lartë detyroi Arabinë Saudite të ulë çmimin zyrtar të shitjes së naftës bruto për shkurtit, në nivelin më të ulët në 27 muajt e fundit.

Lidion Kulla / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 9 Janar

Si ka nisur kjo ditë për valutat e huaja?

Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht duke rikuperuar pikë nga një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me 94.7 lekë dhe është shitur me 95.7......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat