Shqipëria Postuar më 24 Tetor 2024, 11:16

Zhvillohet në Bruksel takimi i 15-të i Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet!

Nga SCAN TV
Zhvillohet në Bruksel takimi i 15-të i Nënkomitetit për

SCAN

 

Shqipëria dhe Bashkimi Europian zhvilluan në Bruksel takimin e 15-të të Nënkomitetit "Për Tregtinë, Industrinë, Doganat Dhe Tatimet".

Gjatë këtij takimi dy ditor, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Genti Gazheli, i cili drejton delegacionin shqiptar, u shpreh se Shqipëria ka një kuadër ligjor në shkallë tejet të lartë të përputhur me legjislacionin evropian dhe mbetet thellësisht e angazhuar për përafrimin e plotë me “acquis communitaire” në fushën e doganave.

Përfaqësuesit e Komisionit Europian vlerësuan pozitivisht progresin e Shqipërisë, veçanërisht të Administratës Doganore Shqiptare sa i përket nivelit të përgatitjes ligjore, institucionale e administrative.

Në takim u vlerësua gjithashtu fakti se gjatë këtij viti që përkon me çeljen e negociatave të kapitujve themelorë të integrimit të Shqipërisë në BE, Doganat kanë përparuar në lehtësimin e tregtisë, implementimin e Strategjisë së Biznesit të Administratës Doganore Shqiptare (2023-2027) si dhe dispozita të tjera të tilla, si ato për kontrollin doganor të mallrave të falsifikuara, apo ndihmën e ndërsjellë administrative në çështjet doganore.

Përfaqësuesit e DG TAXUD vlerësuan reformat e ndërmarra nga Administrata Doganore. Zhvillimi i Sistemit të Ri të Kompiuterizuar të Tranzitit –  NCTS është një tjetër zhvillim pozitiv për Administratën Doganore Shqiptare. Dogana Shqiptare ka vijuar bashkëpunimin me partnerët me qëllim goditjen e shkeljeve doganore, në bazë të marrëveshjeve dypalëshe me të gjitha doganat homologe.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, ka vijuar koordinimi dhe bashkëpunimi i suksesshëm edhe me Qendrën për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore SELEC. Dogana shqiptare është po ashtu pjesë e Projektit Adriacustoms e  financuar nga OLAF.

Shqipëria 24 Tetor

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

SCAN   Dollari amerikan ka pësuar rënie këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 90.7 lekë dhe është shitur me 91.7 lekë sipas......

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......