Projekti për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit - Lidhet kontrata 2.87 mln euro, përfshihet edhe rishikimi i dizajnit

Ola Mitre / Scan
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka lidhur kontratën me kompaninë që do të përgatisë projektin dhe do të rishikojë dizajnin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit. Tenderi ishte shpallur në dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë që fitues i kontratës me vlerë 2.87 mln euro është shpallur kompania italiane IRD Engineering. Kontrata përfshin dhe dhënien e asistencës për procedurat e prokurimit që do të kryhen në kuadër të zhvillimit të këtij projekti hekurudhor.
Punimet për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit do të nisin në vitin 2025, teksa punimet kryesore do të përfshijë modernizimin e rreth 120 km rrugë të përhershme midis Vorës dhe Hanit të Hotit për të arritur shpejtësi maksimale operimi 100–120 km/orë.
Punimet do të përfshijnë zgjerim deri në 6.6 m dhe forcim të formacionit, zëvendësim ose rehabilitim të rreth 12 urave kryesore, plus urave dhe kanaleve të tjera të vogla, si dhe zgjerim dhe modernizim të tunelit të Lezhës. Po ashtu, do të kryhet ndërrimi i superstrukturës, si dhe ndërtimi, zëvendësimi ose rehabilitimi i rreth 13 stacioneve.
Kosto totale për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit është 368 milionë euro dhe bashkëfinancohet me kredi të dhëna nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, një granti të Bashkimit Evropian dhe qeverisë shqiptare që do të mbulojë koston e çdo zhvendosjeje të tokës, risistemimin, dhe taksat e nevojshme për të finalizuar projektin.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Zvicra bëhet më pak “tërheqëse” për të pasurit - Rënia e besimit pas krizës së Credit Suisse shkakton humbje të aseteve
Kristi Ceta/SCAN Zvicra po bëhet më pak tërheqëse për klientët e pasur, me një rënie në asetet e menaxhuara nga bankat dhe këshilltarët financiarë të......

BE synon të rrisë përdorimin e “IA” - Kreu i Teknologjisë po përgatit një Akt të Zhvillimit të Inteligjencës Artificiale
Kristi Ceta/SCAN Kreu i emëruar i Evropës për sovranitetin dhe sigurinë e teknologjisë do të punojë drejt nxitjes së përdorimit të inteligjencës......

Kina rrit eksportet e makinave elektrike në BE - Mbi 60,000 automjete u shitën në muajin shtator, 61% më shumë se në 2023
Kristi Ceta/SCAN Kina eksportoi më shumë se 60,000 automjete elektrike në Bashkimin Evropian në shtator, me dërgesat që arritën në nivelin e dytë më të......

“Gazës i duhen 350 vjet për t'u kthyer si më parë” - OKB thotë se lufta ka shkaktuar katastrofë “të paprecedentë” humanitare
Kristi Ceta/SCAN Ekonomia e Gazës është lënë në "shkatërrim të plotë" nga lufta njëvjeçare midis Izraelit dhe Hamasit dhe do të duheshin 350 vjet për......

Kushte të reja për stacionet e plazhit - Rregullorja, menaxhimi i hapësirave publike dhe kriteret për subjektet aplikues
Ernilda Luzi/ Scan Këshilli i Ministrave ka miratuar rregulloren “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, i......

Fermerët gjermanë prezantojnë “e-traktorin” - Automjeti inovativ shfrytëzon energjinë diellore për të furnizuar bateritë
Kristi Ceta/SCAN Fermerët gjermanë kanë prezantuar një traktor që furnizohet nga një bateri elektrike dhe jo me naftë, diçka e rrallë në bujqësi. Në......

Kur mund të anëtarësohet Shqipëria në BE? Von Der Leyen: Javës tjetër raporti për Shqipërinë. Rezultatet, të shkëlqyera
Fabjona Pasho/ SCAN Financime dhe avancim për Shqipërinë në procesin integrues. Këto ishin mesazhet që presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der......

Miratohen Agjendat e Reformave të Ballkanit Perëndimor - Vendet e rajonit do të marrin 6 miliardë euro nga BE pas zbatimit të hapave
Kristi Ceta/SCAN Komisioni Evropian miratoi sot Agjendat e Reformave të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë pas......