Fermerët gjermanë prezantojnë “e-traktorin” - Automjeti inovativ shfrytëzon energjinë diellore për të furnizuar bateritë

Kristi Ceta/SCAN
Fermerët gjermanë kanë prezantuar një traktor që furnizohet nga një bateri elektrike dhe jo me naftë, diçka e rrallë në bujqësi. Në një përpjekje për të ulur ndjeshëm kostot e funksionimit, Thaddaeus dhe Johanna Baier kanë zhvilluar 'Tadus', një traktor me bateri që aktualisht po testohet në një fermë në Bavari.
"Për mendimin tim, avantazhet i tejkalojnë disavantazhet. Së pari, kursimet e kostos, sepse nuk kemi më nevojë të blejmë naftë dhe ne mund të prodhojmë energjinë elektrike që na nevojitet vetë me sistemet tona fotovoltaike," thotë një fermer që po e përdor prototipin e ‘Tadus’, i cili ende nuk është i disponueshëm për t'u blerë, në fermën e tij.
Nëse gjithçka shkon siç e parashikon çifti themelues, e-traktori duhet të hyjë në prodhim serial në numër të vogël deri në fund të 2025-ës. Zhvilluesit Thaddaeus Baier i erdhi ideja kur pa shumë sisteme fotovoltaike në çatitë e fermave të ndryshme. E-traktori pritet të jetë më miqësor ndaj mjedisit, por edhe më efikas ekonomikisht.
Kostot e blerjes janë më të shtrenjta, sipas Johanna Baier, e cila është përgjegjëse për marketingun dhe zhvillimin e 'Tadus'. Nga perspektiva e menaxhimit të biznesit, e-traktori do të jetë rreth 35 përqind më i shtrenjtë se një traktor i krahasueshëm me naftë, i cili kushton rreth 200,000 euro. Llogaritja e çmimit për e-traktorin tashmë përfshin subvencione nga një program i qeverisë federale.
"Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se shpenzimet e funksionimit të traktorit tonë janë aq të ulëta sa që këto kosto shtesë rimbursohen brenda 2000 deri në 3000 orëve operimi," thekson ajo.
Në varësi të punës, traktori elektrik mund të përdoret për pesë deri në dhjetë orë me një karikim të vetëm. Megjithatë, traktori nuk është i përshtatshëm për punë shumë intensive me makineri të rënda, siç është plugimi. Në varësi të kapacitetit të stacionit, karikimi i baterisë mund të zgjasë deri në tetë orë. Por, në rast pune urgjente, bateria mund të hiqet dhe të zëvendësohet me një tjetër.
Sondazh

Kur mund të anëtarësohet Shqipëria në BE? Von Der Leyen: Javës tjetër raporti për Shqipërinë. Rezultatet, të shkëlqyera
Fabjona Pasho/ SCAN Financime dhe avancim për Shqipërinë në procesin integrues. Këto ishin mesazhet që presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der......

Miratohen Agjendat e Reformave të Ballkanit Perëndimor - Vendet e rajonit do të marrin 6 miliardë euro nga BE pas zbatimit të hapave
Kristi Ceta/SCAN Komisioni Evropian miratoi sot Agjendat e Reformave të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë pas......

Programet “Erasmus”, mundësi për studentët? - Bajrami: Më shumë hapësirë. Qiraxhi: Mund të nxisë punësimin jashtë
Hamit Yzeiraj/SCAN Të joshur gjithnjë e më shumë nga bursat në vendet e tjera. Të rinjtë në shqipëri të nxitur nga programet e ndyshme “Erasmus” që......

Nxitje për mjedise pune të sigurta - Çfarë parashikon plani i veprimit 2024-2030 për sigurinë dhe shëndetin në punë?
Diamila Leka/ Scan Dokumenti i Politikave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë dhe Plani i veprimit 2024-2030 është publikuar në Konsultime Publike.......

Eurobond i ri brenda këtij viti? - Ministria e Financave shpall Konsulent Ligjor kompaninë “Dechert LLP”
Ledina Elezi/SCAN Ministria e Financave po planifikon emetimin e mundshëm të një eurobondi të ri në muajt e mbetur të këtij viti. Së fundmi, ajo ka......

Mbi 1/3 e ushqimeve vjen nga Italia dhe Greqia - Vlera e importit arriti në 117 miliardë lekë në 9 muaj
Armela Duka/Scan Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, për tregtinë e jashtme rezulton se vlera e importit nëntë muajt e parë të këtij viti arriti......

231 mijë punonjës, pagë deri në 40 mijë lekë - Shifrat/ 69% e subjekteve në “shënjestër”, aktivizohet sektori i krimit ekonomik
Elisabeta Dosku/Scan Qeveria ka mbledhur të dhëna sa i takon numrit të subjekteve që do të jenë në shënjestër të reformës antiinformalitet, ku rezulton......

A do ketë efekt gjurmimi i informalitetit me Inteligjencë Artificiale? - Eksperti: Nxjerr “flamurin e kuq” kur ka problem, minimizon korrupsionin
Diamila Leka/ SCAN “Të gjithë bizneset që operojnë në mënyrë informale do të vëzhgohen përmes Inteligjencës Artificiale, kështu ka deklaruar......