Kushte të reja për stacionet e plazhit - Rregullorja, menaxhimi i hapësirave publike dhe kriteret për subjektet aplikues

Ernilda Luzi/ Scan
Këshilli i Ministrave ka miratuar rregulloren “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, i publikuar në Fletoren Zyrtare.
Kjo rregullore përcakton kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacioneve të plazhit në të gjitha zonat bregdetare, si dhe në bregun e liqeneve e të lumenjve, të cilat janë identifikuar si zona të përshtatshme për plazhe, me qëllim ofrimin e kushteve të përshtatshme e të standardeve cilësore për pushuesit.
Në rregullore është përcaktur përdorimi i hapësirave publike. Hapësirat e plazheve të lejuara, të cilat nuk janë dhënë në përdorim për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit janë për përdorim publik dhe administrohen, menaxhohen e mirëmbahen nga njësia e vetëqeverisjes vendore.
Ndërkohë, ndarja e sipërfaqes së plazhit të lejuar, si plazh privat/publik, do të kryhet sipas gjatësisë në vijë lineare të hartës, duke ruajtur raportin 300 m hapësirë publike për çdo 1000 m vijë plazhi. Njësitë lokale do përgatisin hartat që tregojnë hapësirat për stacionet, plazhet publike, dhe zonat për notim.
Komiteti i Menaxhimit të Sezonit Turistik (KMS) që kryesohet nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit dhe në përbërje të tij ka në përbërje përfaqësues të nivelit të lartë, të cilët do të monitorojnë mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Njësitë e vetëqeverisjes vendore NJVV-ja, në rast se menaxhon hapësira të konsiderueshme, si plazhe publike, garanton kushtet minimale të stacioneve të plazhit, sipas tipologjisë dhe kërkesave të sigurisë, të parashikuar në këtë rregullore. Pjesa tjetër e plazhit publik mirëmbahet nga NJVV-ja, duke siguruar vendosjen e tabelave informuese, sipas parashikimeve të kësaj rregulloreje.
Gjithashtu në rregullore bëhen të ditur dhe kriteret për stacionet e plazhit. Subjektet që dëshirojnë të ushtrojnë veprimtarinë, duhet të plotësojnë një sërë kriteresh. Këto përfshijnë regjistrimin si person fizik ose juridik dhe disponimin e një strukture akomoduese të kategorizuar që përputhet me normat ligjore.
Subjektet aplikojnë në portalin "e-Albania" duke paraqitur dokumentacionin e nevojshëm, dhe duhet të kalojnë dy faza aplikimi për të marrë lejen për të përdorur hapësirën e plazhit.
Ndërkaq, sipas rregullores së publikuar në fletoren zyrtare, stacionet e plazhit do të jenë të detyruara të ofrojnë shërbime të caktuara, duke u garantuar pushuesve siguri dhe kushtet higjienike. Çdo stacion plazhi do të ketë vrojtues për çdo 80 m vijë bregdetare. Rregullorja parashikon ndëshkime për subjektet që shkelin kushtet e përcaktuara.
Sondazh

Fermerët gjermanë prezantojnë “e-traktorin” - Automjeti inovativ shfrytëzon energjinë diellore për të furnizuar bateritë
Kristi Ceta/SCAN Fermerët gjermanë kanë prezantuar një traktor që furnizohet nga një bateri elektrike dhe jo me naftë, diçka e rrallë në bujqësi. Në......

Kur mund të anëtarësohet Shqipëria në BE? Von Der Leyen: Javës tjetër raporti për Shqipërinë. Rezultatet, të shkëlqyera
Fabjona Pasho/ SCAN Financime dhe avancim për Shqipërinë në procesin integrues. Këto ishin mesazhet që presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der......

Miratohen Agjendat e Reformave të Ballkanit Perëndimor - Vendet e rajonit do të marrin 6 miliardë euro nga BE pas zbatimit të hapave
Kristi Ceta/SCAN Komisioni Evropian miratoi sot Agjendat e Reformave të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë pas......

Programet “Erasmus”, mundësi për studentët? - Bajrami: Më shumë hapësirë. Qiraxhi: Mund të nxisë punësimin jashtë
Hamit Yzeiraj/SCAN Të joshur gjithnjë e më shumë nga bursat në vendet e tjera. Të rinjtë në shqipëri të nxitur nga programet e ndyshme “Erasmus” që......

Nxitje për mjedise pune të sigurta - Çfarë parashikon plani i veprimit 2024-2030 për sigurinë dhe shëndetin në punë?
Diamila Leka/ Scan Dokumenti i Politikave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë dhe Plani i veprimit 2024-2030 është publikuar në Konsultime Publike.......

Eurobond i ri brenda këtij viti? - Ministria e Financave shpall Konsulent Ligjor kompaninë “Dechert LLP”
Ledina Elezi/SCAN Ministria e Financave po planifikon emetimin e mundshëm të një eurobondi të ri në muajt e mbetur të këtij viti. Së fundmi, ajo ka......

Mbi 1/3 e ushqimeve vjen nga Italia dhe Greqia - Vlera e importit arriti në 117 miliardë lekë në 9 muaj
Armela Duka/Scan Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, për tregtinë e jashtme rezulton se vlera e importit nëntë muajt e parë të këtij viti arriti......

231 mijë punonjës, pagë deri në 40 mijë lekë - Shifrat/ 69% e subjekteve në “shënjestër”, aktivizohet sektori i krimit ekonomik
Elisabeta Dosku/Scan Qeveria ka mbledhur të dhëna sa i takon numrit të subjekteve që do të jenë në shënjestër të reformës antiinformalitet, ku rezulton......