Kina rrit eksportet e makinave elektrike në BE - Mbi 60,000 automjete u shitën në muajin shtator, 61% më shumë se në 2023

Kristi Ceta/SCAN
Kina eksportoi më shumë se 60,000 automjete elektrike në Bashkimin Evropian në shtator, me dërgesat që arritën në nivelin e dytë më të lartë të regjistruar ndonjëherë, përpara tarifave shtesë që priten të hyjnë në fuqi në fund të këtij muaji.
Firmat nga ekonomia më e madhe e Azisë dërguan 60,517 makina elektrike në 27 vendet e bllokut evropian muajin e kaluar, 61% më shumë se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, sipas të dhënave doganore. Kulmi i mëparshëm prej 67,455 automjetesh ishte në tetor 2023, kur Komisioni Evropian njoftoi se po fillonte një hetim kundër subvencioneve për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë.
BE prezantoi tarifa të përkohshme në qershor dhe kërkoi që kompanitë e synuara të lënë mënjanë garancitë, por zyrtarët thanë në gusht se blloku nuk do t'i mbledhë ato në mënyrë retroaktive. Shtetet anëtare votuan më 4 tetor për të vendosur tarifa të reja deri në 35%, me 10 vende, përfshirë Francën, Italinë dhe Poloninë në favor të masës.
Ndërsa Kina dhe Bashkimi Evropian vazhdojnë të negociojnë një zgjidhje alternative, pritet që tarifat të hyjnë në fuqi në fund të tetorit.
Rritja e dërgesave tregon që prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike po shpresojnë të shmangin tarifat e afërta. Pavarësisht kësaj, masa të tilla pritet të ngadalësojnë, por jo të pengojnë ata që dëshirojnë të zgjerohen në tregun fitimprurës evropian.
Makinat kineze shpesh mund të shiten me një çmim më të lartë kundrejt vlerës që do të kishin në tregun vendas, duke shtuar përfitimet për prodhuesit e automjeteve.
Kompania BYD planifikon të krijojë impiante në Hungari dhe Turqi, ashtu si dhe shumë prodhues të tjerë kinezë, që po shqyrtojnë mundësi në Evropë.
Sondazh

“Gazës i duhen 350 vjet për t'u kthyer si më parë” - OKB thotë se lufta ka shkaktuar katastrofë “të paprecedentë” humanitare
Kristi Ceta/SCAN Ekonomia e Gazës është lënë në "shkatërrim të plotë" nga lufta njëvjeçare midis Izraelit dhe Hamasit dhe do të duheshin 350 vjet për......

Kushte të reja për stacionet e plazhit - Rregullorja, menaxhimi i hapësirave publike dhe kriteret për subjektet aplikues
Ernilda Luzi/ Scan Këshilli i Ministrave ka miratuar rregulloren “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, i......

Fermerët gjermanë prezantojnë “e-traktorin” - Automjeti inovativ shfrytëzon energjinë diellore për të furnizuar bateritë
Kristi Ceta/SCAN Fermerët gjermanë kanë prezantuar një traktor që furnizohet nga një bateri elektrike dhe jo me naftë, diçka e rrallë në bujqësi. Në......

Kur mund të anëtarësohet Shqipëria në BE? Von Der Leyen: Javës tjetër raporti për Shqipërinë. Rezultatet, të shkëlqyera
Fabjona Pasho/ SCAN Financime dhe avancim për Shqipërinë në procesin integrues. Këto ishin mesazhet që presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der......

Miratohen Agjendat e Reformave të Ballkanit Perëndimor - Vendet e rajonit do të marrin 6 miliardë euro nga BE pas zbatimit të hapave
Kristi Ceta/SCAN Komisioni Evropian miratoi sot Agjendat e Reformave të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë pas......

Programet “Erasmus”, mundësi për studentët? - Bajrami: Më shumë hapësirë. Qiraxhi: Mund të nxisë punësimin jashtë
Hamit Yzeiraj/SCAN Të joshur gjithnjë e më shumë nga bursat në vendet e tjera. Të rinjtë në shqipëri të nxitur nga programet e ndyshme “Erasmus” që......

Nxitje për mjedise pune të sigurta - Çfarë parashikon plani i veprimit 2024-2030 për sigurinë dhe shëndetin në punë?
Diamila Leka/ Scan Dokumenti i Politikave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë dhe Plani i veprimit 2024-2030 është publikuar në Konsultime Publike.......

Eurobond i ri brenda këtij viti? - Ministria e Financave shpall Konsulent Ligjor kompaninë “Dechert LLP”
Ledina Elezi/SCAN Ministria e Financave po planifikon emetimin e mundshëm të një eurobondi të ri në muajt e mbetur të këtij viti. Së fundmi, ajo ka......