Shqipëria Postuar më 17 Maj 2024, 13:54

“Zgjerohet” skema e pensioneve, të ardhurat rriten me 16.3 % - 4-mujori/ Buxheti arkëton 24.1 miliardë lekë më shumë

Nga SCAN TV
“Zgjerohet” skema e pensioneve, të ardhurat rriten me 16.3 % -

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 231.6 miliardë lekë në katër muajt e parë të vitit, me një rritje prej 24.1 miliardë lekësh më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë dhe kapërcim të planit në 103.5 për qind.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, të ardhurat tatimore për periudhën Janar-Prill 2024,  arritën në 129.5 miliardë lekë, me një rritje prej  14.1 miliardë lekësh në raport me  një vit më parë, dhe 2.8% më shumë se plani.  Peshën më të madhe ndër të ardhurat tatimore e zënë kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore  të cilat u realizuan në masën 51.2 miliardë lekë, apo 16.3% më shumë se 4 mujori 2023, duke pësuar rritjen më të lartë me zërat e tjerë tatimor. Ndikim të rëndësishëm në këtë performancë po jep rritja e pagës minimale në shkallë vendi si dhe reforma e pagave në administratë.

Po ashtu, Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 21 miliardë lekë, apo rreth  16.2% më shumë se 4 mujori 2023;  nga tatimi mbi fitimin u realizuan  të ardhura në masën 24.5 miliardë lekë, 1.3 miliardë lekë, më pak se një vit më parë; ndërsa taksat nacionale, u realizuan në masën 13.2 miliardë lekë, apo 12.1% më shumë se 4 mujori 2023.

Të ardhurat doganore arritën në 68.9 miliardë lekë, 4.4 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, ku peshën kryesore e kanë mbajtur të ardhurat nga TVSH, me 2.7 miliardë lekë rritje, ndërsa perfomancë pozitive kanë pasur edhe të ardhurat nga akciza dhe taksat nacionale, ndërsa renta minerare ka pësuar rënie në raport me vjet.

Sa i takon shpenzimeve, të dhënat tregojnë për përshpejtim gjatë muajit prill dhe për periudhën 4 mujore të vitit 2024, me një realizim në masën rreth 15.5 miliardë lekë ose 96.4 përqind në raport me fondet e planifikuara për këtë periudhë.

Elisabeta Dosku/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat