Zbulohet evazioni fiskal 1,7 miliardë euro në Itali - Sekuestrohen kredi tatimore të paligjshme, 311 persona në hetim

Policia Financiare italiane ka zbuluar një mashtrim që ka të bëjë me marrjen e miliarda eurove kredi tatimore të paligjshme nga stimujt e qeverisë, të cilët synonin të inkurajonin rinovimin e shtëpive.
Policia Financiare (GdF) në qytetin veriperëndimor të Savonës tha se kishte vënë nën hetim 311 persona. Aktualisht policia ka sekuestruar kredi tatimore me vlerë një miliardë euro pas kontrollit të 85 kompanive në 10 rajone italiane. Në deklaratat e tyre, oficerë të policisë janë shprehur se ky është operacioni më i madh i këtij lloji, i bërë në Itali deri më sot.
Viteve të fundit, Italia ka prezantuar një sërë skemash që synojnë nxitjen e ekonomisë, duke përfshirë Superbonusin, i cili u mundësoi pronarëve të shtëpive të zbresin 110% të kostos së punës së kursimit të energjisë nga taksat e tyre, ose të përdorin kredinë masive tatimore si një formë pagese. Kjo e fundit, ndodh në rastet kur kemi të bëjmë me ndërtues apo banka.
Sipas hetuesve, nismat abuzohen lehtësisht dhe qeveria e kryeministres Meloni muajin e kaluar arriti të zbulonte 16 miliardë euro mashtrime të lidhura me skemat e ndryshme të bonusit. Ligjvënësit italianë miratuan masat për të frenuar stimujt e kushtueshëm, të cilët përveç tërheqjes së kriminelëve kanë rezultuar gjithashtu shumë më popullor se sa pritej me pronarët legjitimë të shtëpive.
Policia tha se kishte gjetur miliarda euro kredi tatimore që ishin krejtësisht inekzistente, pasi ato ishin marrë nëpërmjet përdorimit të faturave false për punë që nuk ishin kryer kurrë. Hetimet, sipas policisë, zbuluan më pas se si mashtrimi i dyshuar në provincën e Savonës ishte përsëritur në mbarë vendin nga firma të tjera, disa prej të cilave rezultuan të ishin kompani boshe.
Adelina Onuzi/SCAN
Sondazh

Rritet numri i super të pasurve në botë - Kryeson Bernard Arnault me 222 miliardë dollarë
“Klubi” i super të pasurve në botë tani ka 15 anëtarë me pasuri mbi 100 miliardë dollarë, duke vazhduar të thyejnë rekorde, pasi tejkalojnë valët e......

Kushner zyrtarizon investimin në Beograd - Merr me qira për 99 vite ndërtesat e ish-Ushtrisë Popullore Jugosllave
Autoritetet serbe dhe firma e investimeve e ish-zyrtarit të lartë amerikan, Jared Kushner, Affinity Global Development, nënshkruan një marrëveshje qiraje......

Si parashikohen çmimet e arit, argjendit dhe platinit gjatë vitit 2024?!
Çmimet e arit, argjendit dhe platinit kanë qenë në rritje deri më tani këtë vit, dhe strategët thonë se metalet e çmuara mund të vazhdojnë të arrijnë nivele të......

Frika e Gjermanisë nga “de-industrializimi” - Sipas analistëve është e tepruar, pasi shifrat tregojnë të kundërtën
Kostot e larta të energjisë, kërkesa e dobët globale, një zhvendosje shkatërruese drejt ekonomive neto zero dhe konkurrenca në rritje nga Kina po ngrenë pyetje......

BE nis hetimet për Facebook dhe Instagram - Akuzohen se krijojnë varësi te fëmijët
Bashkimi Evropian është i shqetësuar se kompania Meta po dështon të mbrojë fëmijët në platformat e tij, Facebook dhe Instagram dhe ka nisur një hetim zyrtar që......

Kina një furnizues global 'kritik' - Sondazhi: Shkëputja e plotë mund të jetë e pamundur!
Kina mbetet një “furnizues kritik” për botën dhe përpjekjet për një shkëputje të plotë mbeten “të vështira, nëse jo të pamundura”, thuhet në një raport tregtar......

Emetohet bono e parë korporative për Kredo Finance me ndihmën e ABI Bank!
Tregu i obligacioneve (ose bonove) korporative pritet të kthehet në një mundësi zgjerimi për kompanitë shqiptare dhe mundësi të shkëlqyer investimi për......

Si parashikohen çmimet e pronave në Europë?!
Ka shpresa për përmirësim për tregun e pronave komerciale të Europës, pasi një trend i gjatë i rënies tregoi një ngadalësim për tre muajt e parë të vitit 2024.......