Frika e Gjermanisë nga “de-industrializimi” - Sipas analistëve është e tepruar, pasi shifrat tregojnë të kundërtën

Kostot e larta të energjisë, kërkesa e dobët globale, një zhvendosje shkatërruese drejt ekonomive neto zero dhe konkurrenca në rritje nga Kina po ngrenë pyetje ekzistenciale për modelin ekonomik të Gjermanisë.
Drejtorët ekzekutivë dhe lobet e biznesit thonë se baza e saj e fortë industriale historikisht është afër plasaritjes, një rrezik "de-industrializimi" i shoqëruar shpesh me thirrje për mbështetje nga qeveria. Të dhënat mujore të prodhimit industrial japin pamjet më të dukshme se si po ecën sektori, duke treguar një rënie të qartë që nga fundi i vitit 2017, të përkeqësuar nga pandemia COVID-19 dhe tani lufta në Ukrainë.
Sipas analistëve, në Gjermani, është relativisht e qartë se prodhimi industrial do të mbetet më i ulët se përpara rritjes së çmimit të energjisë me luftën në Ukrainë. Prodhimi industrial i referohet sektorëve të prodhimit, energjisë dhe ndërtimit. Treguesi është një indeks i bazuar në një periudhë referimi dhe tregon ndryshime në vëllime.
Megjithëse ky tregues jep pamjen më të përditësuar se ku po shkon industria, ekonomistët përdorin masa të tjera për të marrë një kuptim më të gjerë të trendit. Një e tillë është se sa vlerë i shtohet ekonomisë nga prodhimi dhe kjo ka rënë vetëm pak. Në fakt, indeksi kryesor evropian i shërbimeve publike nuk ka pasur një vit pozitiv që nga viti 2020.
Ekonomistët mendojnë se Gjermania me të vërtetë po prodhon më pak makina, apo produkte të tjera dhe si rrjedhojë po eksporton më pak prej tyre. Por, nëse shikohet se sa fitojnë në të vërtetë kompanitë nga kjo situatë, vlera e shtuar për produkt është rritur.
Kjo tregon se kompanitë po ngjiten në shkallët e cilësisë. Një faktor tjetër është se, me zinxhirët e furnizimit të shtrirë nga pasiguritë tregtare të pesë viteve të fundit, kompanitë po sigurojnë më shumë lëndë të parë në vendin e tyre.
Me 20%, pjesa e prodhimit në prodhimin e përgjithshëm të Gjermanisë është shumë më e lartë se mesatarja 16% në Bashkimin Evropian dhe me përjashtim të Japonisë, shumë më e lartë se në ekonomitë e tjera kryesore të botës.
Disa ekonomistë e përkufizojnë de-industrializimin si një humbje të konsiderueshme të punëtorëve në sektorin industrial. Megjithëse të dhënat tregojnë një prirje rënëse afatgjatë, prodhimi në Gjermani ende përbën 27% të punësimit total, nga 32% 20 vjet më parë, tregojnë shifrat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës. Kjo mbetet një përqindje shumë më e madhe se në ekonomitë e tjera të mëdha të eurozonës, me përjashtim të Italisë.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

BE nis hetimet për Facebook dhe Instagram - Akuzohen se krijojnë varësi te fëmijët
Bashkimi Evropian është i shqetësuar se kompania Meta po dështon të mbrojë fëmijët në platformat e tij, Facebook dhe Instagram dhe ka nisur një hetim zyrtar që......

Kina një furnizues global 'kritik' - Sondazhi: Shkëputja e plotë mund të jetë e pamundur!
Kina mbetet një “furnizues kritik” për botën dhe përpjekjet për një shkëputje të plotë mbeten “të vështira, nëse jo të pamundura”, thuhet në një raport tregtar......

Emetohet bono e parë korporative për Kredo Finance me ndihmën e ABI Bank!
Tregu i obligacioneve (ose bonove) korporative pritet të kthehet në një mundësi zgjerimi për kompanitë shqiptare dhe mundësi të shkëlqyer investimi për......

Si parashikohen çmimet e pronave në Europë?!
Ka shpresa për përmirësim për tregun e pronave komerciale të Europës, pasi një trend i gjatë i rënies tregoi një ngadalësim për tre muajt e parë të vitit 2024.......

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan duket i qëndrueshëm këtë mëngjes teksa është blerë sot me 92.1 lekë dhe është shitur me 93.1 lekë nga një ditë më parë sipas kursit të......

Kur bëhet realitet njohja e pensioneve me Italinë? - Votohet në seancë/ Gonxhja: Emigrantët përfitojnë edhe asistencë sociale
Parlamenti ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributeve për sigurimet shoqërore midis Italisë dhe Shqipërisë. Janë rreth 500 mijë......

Pensionistët, raporti me vendet e Europës - Kemi peshën më të ulët, por në 20 vite regjistruam rritjen më të madhe
Treguesit demografikë po ndryshojnë nga viti në vit dhe tendenca duket se është në favor të moshave të vjetra sipas të dhënave zyrtare. Të dhënat flasin për......

Rritja e sigurisë së digave të mëdha - Balluku: Ndërhyrje te digat që i shërbejnë sektorit bujqësor
Qeveria ka ndërmarrë një proces analizimi të digave të mëdha, me qëllim identifikimin e problematikave dhe përcaktimin e nevojave për rehabilimin e......