Emetohet bono e parë korporative për Kredo Finance me ndihmën e ABI Bank!
Tregu i obligacioneve (ose bonove) korporative pritet të kthehet në një mundësi zgjerimi për kompanitë shqiptare dhe mundësi të shkëlqyer investimi për depozituesit e bankave
Kredo.al dhe ABI Bank përfunduan me sukses procesin e emetimit të obligacioneve korporative me ofertë private të Kredo.al
Një nga aktorët me rritjen më të shpejtë në treg në 5 vitet e fundit, Kredo.al emeton për herë të parë në treg obligacione korporative.
Ky përbën një lajm të rëndësishëm për tregun e mikrofinancës që gjatë viteve të fundit ka marrë një zhvillim të konsiderueshëm dhe në fund të vitit 2023 ka arritur në 440 milionë euro në total portofoli, i cili financohet vetëm 0.4 për qind nga obligacionet korporative.
Gjatë këtij procesi ABI Bank veproi si nënshkrues i obligacionit korporativ duke asistuar përgjatë të gjithë procesit të hartimit të dokumentacionit, marrjes së miratimeve përkatëse nga autoritetet rregullatore dhe hedhjes në treg të instrumentit.
Gjithashtu, ABI mundësoi mbështetje të plotë financiare të obligacionit në nivelin 300 milionë Lekë me një afat 3 vjeçar.
Kredo.al është pjesë e shoqërive të Eleving Group dhe operon në sektorin e mikrofinancës që nga viti 2017. Shoqëria ka përjetuar një rritje të qëndrueshme gjatë këtyre viteve duke arritur të zotërojë një portofol kredie prej 47 milionë Euro në fund të vitit 2023.
ABI Bank në fund të vitit 2023 raportoi një total aktivesh prej 1.23 miliardë Euro. Arlinda Muja, Drejtore e Përgjithshme e Kredo.al shprehet:
"Jemi shumë të kënaqur që institucione financiare tradicionale, tashmë po i qasen më me lehtësi financimit të institucioneve financiare jobanka të sektorit të FinTech. Besoj fortësisht që ky është një moment historik, i cili nuk do të kishte patur mundësi të ndodhte pa mbështetjen dhe largpamësinë e ABI Bank. Dhënia e këtij besimi do të vijojë të kontribuojë në rritjen dhe zhvillimin tonë të mëtejshëm. Deri tani shoqëria është financuar kryesisht me fondet e veta, por së fundmi është rritur interesi i investitorëve institucionial i cili vjen në një kohë kur Kredo.al ka arritur të konsolidojë pozitat në treg dhe ka kaluar me sukses fazën e start-up. Emetimi i obligacionit është një hap mjaft i rëndësishëm pasi kompania vlerësohet jo vetëm për performancën financiare por edhe për cilësinë e menaxhimit, transparencën me klientët, si dhe reputacionin e shoqërisë në tregun shqiptar. Vlen për t’u theksuar se kreditimi i institucioneve financiare jobanka nga sistemi bankar është mjaft i ulët dhe vijon të trajtohet me paragjykim lidhur me risqet që mbart ky sektor ndërkohë që këto institucione operojnë në një mjedis mjaft të rregulluar dhe një mbikëqyrje të vazhdueshme nga autoriteti rregullator. Emetimi i obligacioneve hap rrugën e ndërveprimit direkt mes investitorëve individualë dhe institucioneve të mikrofinancës duke rritur kështu ofertën e financimit për këtë sektor, si dhe ofrimin e alternativave të investimit për individët“.
Drejtori i Përgjithshëm i ABI Bank Z. Andi Ballta u shpreh se, “bonot korporative pritet të japin një mundësi të shkëlqyer zgjerimi për kompanitë shqiptare dhe gjithashtu janë një alternativë shumë e mirë investimi për depozitorët shqiptarë. Kredo ka treguar një rritje të lartë të portofolit dhe është një lider në mikro kredi. Tek Kredo gjetëm një ekip shumë profesionist dhe mirëpresim bashkëpunime të ngjashme në të ardhmen.”
Sondazh

Si parashikohen çmimet e pronave në Europë?!
Ka shpresa për përmirësim për tregun e pronave komerciale të Europës, pasi një trend i gjatë i rënies tregoi një ngadalësim për tre muajt e parë të vitit 2024.......

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan duket i qëndrueshëm këtë mëngjes teksa është blerë sot me 92.1 lekë dhe është shitur me 93.1 lekë nga një ditë më parë sipas kursit të......

Kur bëhet realitet njohja e pensioneve me Italinë? - Votohet në seancë/ Gonxhja: Emigrantët përfitojnë edhe asistencë sociale
Parlamenti ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributeve për sigurimet shoqërore midis Italisë dhe Shqipërisë. Janë rreth 500 mijë......

Pensionistët, raporti me vendet e Europës - Kemi peshën më të ulët, por në 20 vite regjistruam rritjen më të madhe
Treguesit demografikë po ndryshojnë nga viti në vit dhe tendenca duket se është në favor të moshave të vjetra sipas të dhënave zyrtare. Të dhënat flasin për......

Rritja e sigurisë së digave të mëdha - Balluku: Ndërhyrje te digat që i shërbejnë sektorit bujqësor
Qeveria ka ndërmarrë një proces analizimi të digave të mëdha, me qëllim identifikimin e problematikave dhe përcaktimin e nevojave për rehabilimin e......

Ndihma ekonomike, 25% të konsumit familjar - Më pak familje përfituan nga programi vitin e kaluar
Në vitin 2023, rreth 55,410 familje përfituan nga skema e ndihmës ekonomike, numër ky që ka ardhur në rënie nga viti në vit. Si rezultat i shifrave rekord të......

“Gati për tu bërë pjesë e tregut të përbashkët evropian”! - Rama: Rajoni, të zhbllokojë veten. Presim udhëzuesin e KE, synim viti 2027
Rajoni po ndërmerr të gjitha reformat e nevojshme për të përfituar nga plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor, ku si hap i parë është integrimin në tregun......

“Jo ndarje tenderësh për shmangien e kufirit monetar” - Prokurimet/ Qeveria miraton kufijtë e lartë dhe të ulët. Klasifikimi sipas llojit të kontratës
Asnjë kontratë publike nuk mund të ndahet me qëllim shmangien e kufirit monetary, apo të procedurave të parashikuara nga ligji për prokurimin publik. Qeveria......