Ndihma ekonomike, 25% të konsumit familjar - Më pak familje përfituan nga programi vitin e kaluar

Në vitin 2023, rreth 55,410 familje përfituan nga skema e ndihmës ekonomike, numër ky që ka ardhur në rënie nga viti në vit. Si rezultat i shifrave rekord të inflacionit gjatë viteve të fundit, rritjes së kostove të jetesës dhe vlerës tepër të vogël të ndihmës ekonomike, kjo e fundit nuk arrin të mbulojë konsumin familjar të nevojshëm për përmbushjen e nevojave.
Nga një raport i UNICEF, rezulton që masa e ndihmës ekonomike mbulon vetëm 25% të konsumit familjar. Ndërkohë, sipas statistikave të publikuara nga INSTAT, për periudhën nga fillimi i vitit 2019 deri në fund të vitit 2023 mesatarja e ndihmës ekonomike mujore për një familje është 86 mijë lekë.
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, u shpreh se mesatarja e ndihmës ekonomike vetëm për vitin e shkuar ishte 70 mijë lekë nga 55 mijë lekë që ka qenë në vitin 2022, duke shënuar kështu një përmirësim të vogël.
“Në Shqipëri, ndihma ekonomike në vlerën mesatare të saj, pra mesatarja që marrin familjet shqiptare nga e gjithë politika jonë sociale, nuk kalon vlerën 7000 lekë, ndërkohë që më përpara ka qenë 5500 lekë të reja në muaj për familje.”
Rritja e masës së ndihmës ekonomike pas pandemisë nuk rezultoi afatgjatë, prandaj duhet të shtohen përpjekjet për të siguruar një mbështetje më të madhe të familjeve në nevojë.
“Nevojat ekonomike të familjeve janë të tilla që nuk adresohen nga politikat sociale që ne kemi pasur. Në kohën e pandemisë, qeveria pati një sensibilizim më të madh në lidhje me faktin se kishte nevojë për të adresuar çështjet e ndihmës ekonomike dhe në fakt i dyfishoi të tëra vlerat e ndihmës ekonomike. Kjo ka qenë një politikë pozitive sociale, por që nuk ja dolëm dot ta mbanim më tej në fuqi.”
Programi i Ndihmës Ekonomike ka një ndikim të kufizuar në reduktimin e rrezikut nga varfëria. Të dhënat më të fundit tregojnë që shkalla e rrezikut të rënies në varfëri është 37.8% për të papunët dhe 28.9% për personat ekonomikisht joaktivë krahasuar me 12.7% për të punësuarit.
Ledina Elezi/SCAN

“Gati për tu bërë pjesë e tregut të përbashkët evropian”! - Rama: Rajoni, të zhbllokojë veten. Presim udhëzuesin e KE, synim viti 2027
Rajoni po ndërmerr të gjitha reformat e nevojshme për të përfituar nga plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor, ku si hap i parë është integrimin në tregun......

“Jo ndarje tenderësh për shmangien e kufirit monetar” - Prokurimet/ Qeveria miraton kufijtë e lartë dhe të ulët. Klasifikimi sipas llojit të kontratës
Asnjë kontratë publike nuk mund të ndahet me qëllim shmangien e kufirit monetary, apo të procedurave të parashikuara nga ligji për prokurimin publik. Qeveria......

Pse portet europiane po kthehen në parkingje makinash elektrike?!
Një numër në rritje i makinave elektrike të importuara, shumë prej tyre nga Kina, janë bllokuar në portet e Europës ndërsa prodhuesit dhe shpërndarësit......

Gjermania dhe Franca tregojnë shenja rigjallërimi në tremujorin e parë!
Vlerësimi i dytë për raportin tremujor në tremujor të produktit të brendshëm bruto (PBB) të Eurozonës u publikua të mërkurën në mëngjes, në 0.3% në tremujorin......

Ringjallet industria amerikane e pasurimit të uraniumit - Pas ndalimit të importeve ruse, që përbëjnë mbi 20% të totalit
Ndalimi i importeve të uraniumit të pasuruar nga Rusia do të ndihmojë në nxitjen e investimeve në tregun e brendshëm, sipas Urenco, kompania që operon objektin......

Ulen projeksionet e kërkesës për naftë - Për shkak të aktivitetit të dobët industrial dhe dimrit të butë
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) shkurtoi parashikimin e saj për rritjen e kërkesës për naftë për vitin 2024, duke zgjeruar hendekun me grupin prodhues......

AI në sistemin financiar, nevojë për rregulla - Banka Qëndrore Evropiane paralajmëroi rreziqet
Viteve të fundit inteligjenca artificiale është bërë pjesë e pothuajse çdo sektori, një prej tyre është edhe sistemi financiar. Pavarësisht se te kjo e fundit......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan vijon rënien edhe sot teksa është blerë me 92.1 lekë dhe është shitur me 93.1 lekë. Monedha europiane lihet sot me 100.1 lekë dhe shitet me......