Ulen projeksionet e kërkesës për naftë - Për shkak të aktivitetit të dobët industrial dhe dimrit të butë

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) shkurtoi parashikimin e saj për rritjen e kërkesës për naftë për vitin 2024, duke zgjeruar hendekun me grupin prodhues të naftës OPEC për sa i përket pritshmërive për perspektivën e kërkesës globale të naftës për këtë vit.
Ndarja midis Agjencisë, e cila përfaqëson vendet e industrializuara dhe OPEC dërgon sinjale divergjente për fuqinë e tregut të naftës në vitin 2024 dhe, në terma afatgjatë, për shpejtësinë e tranzicionit të botës drejt karburanteve më të pastra.
Kërkesa globale për naftë këtë vit do të rritet me 1.1 milionë fuçi në ditë, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë me bazë në Paris në një raport mujor, 140,000 fuçi në ditë më pak nga parashikimi i mëparshëm, duke përmendur kryesisht kërkesën e dobët në vendet e zhvilluara të OECD.
Agjencia tha se parashikimi më i ulët ishte i lidhur me aktivitetin e dobët industrial dhe një dimër të butë në konsum, veçanërisht në Evropë. "E kombinuar me furnizimet e dobëta me naftë në Shtetet e Bashkuara në fillim të vitit, kjo ishte e mjaftueshme për ta kthyer kërkesën për naftë të OECD në tremujorin e parë në tkurrje," tha agjencia.
Të martën, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës “frenoi” në pritshmërinë e saj se kërkesa botërore për naftë do të rritet me 2.25 milionë fuçi në ditë në vitin 2024. Diferenca prej 1.15 milionë fuçi në ditë është rreth 1% e kërkesës botërore.
Edhe pse perspektiva ekonomike e kërkesës globale është përmirësuar që nga fundi i vitit të kaluar, inflacioni i qëndrueshëm në ekonomitë kryesore perëndimore i ka shtyrë investitorët të zvogëlojnë pritjet e tyre për ulje të normave të interesit të bankës qendrore, tha IEA. Kostot e larta të huamarrjes, të cilat janë vendosur prej muajsh në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, zbehin rritjen ekonomike dhe kërkesën për naftë.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

AI në sistemin financiar, nevojë për rregulla - Banka Qëndrore Evropiane paralajmëroi rreziqet
Viteve të fundit inteligjenca artificiale është bërë pjesë e pothuajse çdo sektori, një prej tyre është edhe sistemi financiar. Pavarësisht se te kjo e fundit......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan vijon rënien edhe sot teksa është blerë me 92.1 lekë dhe është shitur me 93.1 lekë. Monedha europiane lihet sot me 100.1 lekë dhe shitet me......

Kantinat dhe importuesit e pijeve alkoolike, në “shënjestër” - Evidentohen si kompani me risk evazioni, kontroll i shtuar për produktet e akcizës
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka pasur në fokus të shtuar kontrollet në kantinat e verës dhe importuesit e produkteve të akcizës. Sipas këtij......

Rama në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian!
Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, dhe Bashkimit Europian, i cili mbahet në Kotor, Mali i Zi, me fokus Planin......

BE synon mineralet kritike - Kërkohet blerja në “bllok” e lëndëve të para
Komisioni Evropian do të nisë një thirrje brenda disa ditësh për projekte me qëllim përmirësimin e furnizimit me minerale kritike dhe shpreson të fillojë së......

Mete në takimin BE-Ballkani Perëndimor në Malin e Zi: “Brenda verës miratojmë instrumentat e Planit të Rritjes në Parlament"
Ministri i Financave, Ervin Mete mori pjesë sot në takimin e Ministrave të Financave dhe atyre te Çështjeve Evropiane të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit......

Denaj në Konferencën e FAO: Dixhitalizimi dhe inovacioni në bujqësi do të rrisë cilësinë dhe prodhimin në vendet tona
Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, mori pjesë në Konferencën së 34-t Rajonale të FAO-s, që po mbahet në Romë nga datat 14-17 maj......

Rreziqet për ekonominë shqiptare - BERZH: Thatësira mund të ndikojë në bujqësi dhe energji
“Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim” (BERZH) ka mbajtur të pandryshuar projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit, pranë 3.3% thuhet në......