Shqipëria Postuar më 15 Maj 2024, 14:20

Rreziqet për ekonominë shqiptare - BERZH: Thatësira mund të ndikojë në bujqësi dhe energji

Nga SCAN TV
Rreziqet për ekonominë shqiptare - BERZH: Thatësira mund të

“Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim” (BERZH) ka mbajtur të pandryshuar projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit, pranë 3.3% thuhet në raportin më të fundit të tij mbi perspektivën ekonomike të vendeve që mbulon. Ndërkohë, parashikimet për vitin e ardhshëm, pra për vitin 2025 janë më optimiste se ato për vitin aktual. Sipas të dhënave të raportit të BERZH, projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin e ardhshëm janë pranë 3.5%.

Krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria bashkë me Kosovën dhe Serbinë rezultojnë si tre shtetet me normë të pandryshuar, krahasuar me parashikimet e vjeshtës së vitit të kaluar. Nga ana tjetër, “Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim” ka ulur projeksionet për Bosnje Hercegovinën dhe Malin e Zi me -0.2 pikë dhe për Maqedoninë e Veriut me 0.5 pikë.

Sa i përket normave të rritjes ekonomike ndërkohë, sipas të dhënave shohim se Shqipërisë këtë vit projektohet t`ia kalojë Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Këtë vit, rritja ekonomike në vendin tonë parashikohet të jetë e barabartë me mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa vitin e ardhshëm parashikohet të jetë 0.2 pikë përqindje më e ulët.

Ecuria mjaft e mirë e turizmit, në dy muajt e parë të këtij viti tregon një rritje të mundshme të konsumit privat, ndërkohë që stabilizimi i monedhës vendase lek kundrejt euros mund të mbështesë rritjen e eksporteve. Por, nga ana tjetër, rrtijen ekonomike mund ta cënojnë thatësirat e mundshme që ndikojnë negativisht në prodhimin bujqësor dhe furnizimin me energji elektrike, me një rrezik të konsiderueshëm të rënies ndaj PBB-së duke pasur parasysh kontributin relativisht të madh të bujqësisë.

Xhorxhina Deda/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat