Shqipëria Postuar më 15 Maj 2024, 14:18

“Pensionet me Greqinë, brenda 6 muajve nëse ka vullnet politik” - Etmond Guri: Është në interesin e Greqisë të finalizojë marrëveshjen sa më shpejt

Nga SCAN TV
“Pensionet me Greqinë, brenda 6 muajve nëse ka vullnet

Me firmosjen e marrëveshjes me Italinë, për njohjen reciproke të viteve të punës për efekt pensioni, sytë janë kthyer nga Greqia.

Etmond Guri, përfaqësues i Komunitetit Shqiptar në Greqi tha se nëse ka vullnet politikë, marrëveshja mes dy vendeve mund të finalizohet në harkun e 6 muajve, duke qenë se përvoja nuk mungon.

I ftuar në emisionin “Box to Box”, Guri vuri në dukje se është në interesin e Greqisë, që të tejkalojë ndasitë politike dhe të përshpejtojë procesin për njohjen e ndërsjellë të viteve kontributive.

Njohja e pensioneve me Greqinë ishte në fokus edhe të fjalës së mbajtur nga Kryeministri Rama, në takimin e zhvilluar me komunitetin shqiptar në Athinë.

“Më në fund me qeverinë aktuale, kemi arritur të çelim negociatat për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë”, tha Kryeministri, por pa dhënë më shumë detaje se në çfarë faze janë këto diskutime.

Ada Hazizolli/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat