Komisioni Europian parashikon rënie të inflacionit, pavarësisht rritjes së çmimit të naftës!

Inflacioni mund të jetë vetëm 2.2% në BE vitin e ardhshëm. Të dhënat më të mira se sa pritej do të thonë se inflacioni gati do të përgjysmohet këtë vit, pavarësisht rritjes së çmimit në mallrat kryesore si nafta e papërpunuar, ka parashikuar Komisioni Europian.
Parashikimet e publikuara sot (15 maj) tregojnë optimizëm në rritje për gjendjen e ekonomisë, ndërsa votuesit e shqetësuar për rritjen e çmimeve përgatiten të shkojnë në votime.
"Ne kemi kthyer faqe pas një viti shumë sfidues 2023," tha Komisioneri Europian për Ekonominë Paolo Gentiloni në një deklaratë, duke parashikuar një rritje në 1% në të gjithë bllokun këtë vit, por shtoi: "Me dy luftëra që vazhdojnë jo shumë larg nga ne, rreziqet negative janë rritur."
Trajtimi i rritjes së çmimeve shihet si çështja numër një përpara zgjedhjeve europiane që do të zhvillohen në qershor. Sipas një sondazhi të publikuar në mars, më shumë se dy të tretat e europianëve thonë se duhet të jetë një prioritet.
Tani Komisioni parashikon që inflacioni i BE-së do të bjerë në 2.7% këtë vit, pasi arriti një nivel të lartë prej rreth 10% pasi pandemia dhe lufta e Rusisë në Ukrainë ndikoi në ekonomi.
Trajtimi i këtyre problemeve ka bërë që Banka Qendrore Europiane, e cila supozohet të mbajë inflacionin e eurozonës në 2%, të rrisë normat e interesit me shuma rekord dhe në prill, këshilli i saj drejtues tha se politika e saj do të qëndrojë kufizuese për "për aq kohë sa të jetë e nevojshme".
Çmimi i energjisë është ende në rritje, por tregjet më të qeta të ushqimeve dhe produkteve të tjera po ftohin presionet inflacioniste, tha Komisioni, duke shtuar se ekonomia e BE-së krijoi dy milionë vende pune vitin e kaluar.
Me një rritje të parashikuar prej 1.6% për PBB-në vitin e ardhshëm, ekonomia e BE-së parashikohet të rritet më shpejt se rivalët si Japonia dhe Britania e Madhe, por më pak se SHBA.
Por zyrtarët përmendin një perspektivë të pasigurt globale që rëndon mbi parashikimet e tyre, të cilat supozojnë se Ukraina e shkatërruar nga lufta do të jetë në gjendje të fillojë rindërtimin deri në fillim të vitit 2025 dhe se konflikti në Lindjen e Mesme nuk përshkallëzohet gjeografikisht.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Raporti: 1 në 8 europianë jeton në një zonë të rrezikuar nga përmbytjet ekstreme!
Një në tetë europianë jeton në një zonë në rrezik përmbytjeje dhe infrastruktura kritike është gjithashtu në zonat e rrezikuara. Gjetjet e reja vijnë nga......

Vendet europiane ku paguhesh për të shkuar në punë me biçikletë!
Për shumë prej nesh, të shkosh në punë do të thotë mëngjese të stresuara pas timonit në një bllokim trafiku, ose të vrapojmë pas autobusit të ngjeshur me......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan ka humbur pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 92.4 lekë dhe duke u shitur me 93.4 lekë. Sipas kursit të këmbimit edhe Euro është dobësuar......

Plani i ri për frenimin e shpenzimeve - Për tre vite Turqia do ndërpresë blerjen e makinave për institucionet!
Turqia do të frenojë shpenzimet publike dhe do të rrisë efikasitetin sipas një plani kursimi të shpallur, duke nisur vetëm projektet thelbësore të investimeve......

Sa do të ndikojë “Euro 2024” në ekonominë gjermane? - Sipas ekspertëve, pritet rritje e konsumit, si dhe e qirave
Gjermania do të shpresojë për sukses sportiv si mikpritëse e kampionatit të futbollit “Euro 2024” që do të nisë pas rreth një muaji, por gjithashtu do të......

Ashpërsohet “lufta” tregtare SHBA-Kinë - Biden vendos tarifa të larta ndaj mallrave kineze
Presidenti i SHBA, Joe Biden, vendosi rritje të mprehta të tarifave për një sërë importesh kineze, duke përfshirë bateritë e automjeteve elektrike (EV), çipat......

Çmimet e bakrit arrijnë rekord në bursa - Kërkesa për metalin bazë pritet të rritet me rreth 5% këtë vit
Kontratat e bakrit arritën në një rekord, pasi kërkesa për metalin bazë mbetet e lartë mes një përshpejtimi për ndërtimin e qendrave të të dhënave dhe kërkesës......

Nis procedura për nëndrejtor ekzekutiv të AMF – Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet deri më 27.05.2024
Ministria e Financave ka nisur procedurat për përzgjedhjen e një anëtar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), që do të mbajë edhe......