Raporti: 1 në 8 europianë jeton në një zonë të rrezikuar nga përmbytjet ekstreme!

Një në tetë europianë jeton në një zonë në rrezik përmbytjeje dhe infrastruktura kritike është gjithashtu në zonat e rrezikuara.
Gjetjet e reja vijnë nga një raport i Agjencisë Europiane të Mjedisit mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike në të gjithë ciklin e ujit, i cili përfshin gjithashtu thatësirën dhe zjarret në pyje.
Në 40 vitet e fundit, stuhitë e dhunshme kanë shkaktuar më shumë se 5582 viktima dhe rreziku mbetet i lartë. Sipas raportit, 11% e spitaleve ndodhen gjithashtu në zona me rrezik të lartë.
Rreth 15% e objekteve industriale në Europë mund të jenë të vendosura në fusha të përmbytura. Infrastrukturat si impiantet e trajtimit të ujit janë të vendosura më tej në rrjedhën e poshtme. Dhe më shumë se një e treta e tyre në Europë ndodhen në fusha të përmbytura.
Thatësirat dhe valët e të nxehtit kërcënojnë gjithashtu cilësinë e ujit duke rritur përqendrimin e ndotësve. Këto ngjarje kumulative paraqesin një problem të aksesit në ujë për popullsinë dhe ndikojnë në sistemet e ftohjes së termocentraleve bërthamore dhe bujqësisë.
Në vitin 2022, ne kemi parë një rënie të prodhimit të misrit dhe vajit të ullirit, për shembull, veçanërisht në Europën Jugore. Humbjet e shkaktuara nga thatësira në sektorët e bujqësisë, furnizimit me ujë dhe energjisë vlerësohen në rreth 9 miliardë euro në vit, shpjegon raporti.
Agjencia Europiane këshillon kufizimin e zhvillimit në zonat në rrezik. Ajo sugjeron zgjidhje të frymëzuara nga natyra, të tilla si mbjellja e pemëve ose zonave me bimësi për të mbajtur ujin e shiut, ose ripërdorimi i ujit të trajtuar.
Ajo sugjeron gjithashtu futjen e sistemeve më efektive të paralajmërimit të hershëm.
Edel Strazimiri / SCAN

Vendet europiane ku paguhesh për të shkuar në punë me biçikletë!
Për shumë prej nesh, të shkosh në punë do të thotë mëngjese të stresuara pas timonit në një bllokim trafiku, ose të vrapojmë pas autobusit të ngjeshur me......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan ka humbur pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 92.4 lekë dhe duke u shitur me 93.4 lekë. Sipas kursit të këmbimit edhe Euro është dobësuar......

Plani i ri për frenimin e shpenzimeve - Për tre vite Turqia do ndërpresë blerjen e makinave për institucionet!
Turqia do të frenojë shpenzimet publike dhe do të rrisë efikasitetin sipas një plani kursimi të shpallur, duke nisur vetëm projektet thelbësore të investimeve......

Sa do të ndikojë “Euro 2024” në ekonominë gjermane? - Sipas ekspertëve, pritet rritje e konsumit, si dhe e qirave
Gjermania do të shpresojë për sukses sportiv si mikpritëse e kampionatit të futbollit “Euro 2024” që do të nisë pas rreth një muaji, por gjithashtu do të......

Ashpërsohet “lufta” tregtare SHBA-Kinë - Biden vendos tarifa të larta ndaj mallrave kineze
Presidenti i SHBA, Joe Biden, vendosi rritje të mprehta të tarifave për një sërë importesh kineze, duke përfshirë bateritë e automjeteve elektrike (EV), çipat......

Çmimet e bakrit arrijnë rekord në bursa - Kërkesa për metalin bazë pritet të rritet me rreth 5% këtë vit
Kontratat e bakrit arritën në një rekord, pasi kërkesa për metalin bazë mbetet e lartë mes një përshpejtimi për ndërtimin e qendrave të të dhënave dhe kërkesës......

Nis procedura për nëndrejtor ekzekutiv të AMF – Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet deri më 27.05.2024
Ministria e Financave ka nisur procedurat për përzgjedhjen e një anëtar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), që do të mbajë edhe......

Bonot 12-mujore, niveli më i ulët për këtë vit - Shtohet interesi për të investuar në këto instrumenta
Në ankandin e fundit të zhvilluar në muajin maj të këtij viti, yieldi mesatar i ponderuar i bonove me afat maturimi 12-mujor ka rënë në 3.54% nga 3.66% që......