Bota Postuar më 15 Maj 2024, 13:09

Ashpërsohet “lufta” tregtare SHBA-Kinë - Biden vendos tarifa të larta ndaj mallrave kineze

Nga SCAN TV
Ashpërsohet “lufta” tregtare SHBA-Kinë - Biden vendos

Presidenti i SHBA, Joe Biden, vendosi rritje të mprehta të tarifave për një sërë importesh kineze, duke përfshirë bateritë e automjeteve elektrike (EV), çipat kompjuterikë dhe produkte mjekësore, duke rrezikuar një përplasje me Pekinin në një përpjekje për të joshur votuesit që i japin politikave të tij ekonomike nota të ulëta.

Menjëherë pas këtij vendimi Kina njoftoi se do të hakmerret. Ministria kineze e Tregtisë, tha se ishte kundër rritjes së tarifave të SHBA-së dhe do të merrte masa për të mbrojtur interesat e vendit.

Biden do të mbajë tarifat e vendosura nga paraardhësi i tij republikan Donald Trump, ndërkohë që rrit të tjerat, duke përfshirë katërfishimin e tarifave për automjetet elektrike në mbi 100% dhe dyfishimin e tarifave për tarifat e gjysmëpërçuesve në 50%, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Masat e reja prekin 18 miliardë dollarë mallra kineze, përfshirë çelikun dhe aluminin, gjysmëpërçuesit, automjetet elektrike, mineralet kritike, qelizat diellore dhe vinçat, thanë ata.

Shtetet e Bashkuara importuan 427 miliardë dollarë mallra nga Kina në vitin 2023 dhe eksportuan 148 miliardë dollarë në ekonominë numër 2 në botë, sipas Byrosë së Regjistrimit të SHBA, një hendek tregtar që ka vazhduar për dekada dhe është bërë një temë gjithnjë e më e ndjeshme në Uashington.

Edhe pse hapat e Biden ishin në përputhje me ato të Trump se masat më të ashpra tregtare janë të garantuara, demokrati vuri në shënjestër kundërshtarin e tij në zgjedhjet e nëntorit.

Shtëpia e Bardhë tha se marrëveshja tregtare e vitit 2020 e Trump me Kinën nuk rriti eksportet, apo vendet e punës në SHBA, duke shtuar se tarifat e përgjithshme 10% për mallrat nga të gjitha vendet e origjinës që Trump ka propozuar do të frustronin aleatët e SHBA dhe do të rrisnin çmimet. Trump kishte vendosur tarifa prej 60% ose më të larta për të gjitha mallrat kineze.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat