Shqipëria Postuar më 14 Maj 2024, 17:02

Shqipëria drejt një ‘fushate’ të re rivlerësimi të pronave me 3 %. Nisma: Përfitues dhe ata në proces legalizimi apo me kontratë porosie

Nga SCAN TV
Shqipëria drejt një ‘fushate’ të re rivlerësimi

Vendi mund të ketë së shpejti një proces të ri rivlerësimi të pronave. Nisma është propozuar në Kuvend nga deputetja e mazhorancës Blerina Gjylameti.

Kjo nismë ka synimin që t’u ofrojë qytetarëve mundësinë e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme deri me 31 qershor të vitit 2025.

Nëse nisma miratohet, atëhere rivlerësimi do të bëhet kundrejt pagesës së 3% të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për pasuritë e paluajtshme.

Mundësinë e përfitimit nga ky proces i rivlerësimit të pronave do ta kenë edhe individët që janë në proces legalizimi dhe regjistrii të pasurisë si dhe individët që disponojnë kontratë sipërmarrje ose porosie dhe që janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë, raporton SCAN.

Miratimi i këtij projektligji parashikohet të ketë efekte të drejtëpërdrejta në nxitjen dhe formalizimin me vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme. Ky proces ka rezultuar me interest ë lartë për qytetarët në vitet e mëparshme.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat