ERE, 42.5 mln lekë më shumë nga pagesat rregullatore - Enti synon mbledhjen e 368.9 mln lekëve nga 368 kompani të licencuara

Enti Rregullator i Energjisë parashikon rritje të të ardhurave nga pagesat rregullatore të kompanive që operojnë në tregun e energjisë. Në total, ky dikaster synon të mbledhë rreth 368.9 milionë lekë për vitin 2024 nga subjektet e licencuar në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit natyror.
Ndërkohë që, në raport me një vit më parë janë 42.5 mln lekë të ardhura shtesë. Kjo rritje mund të vijë si pasojë e numrit të shtuar të kompanive të licencuara në aktivitetet që lidhen me sektorin energjetik, duke qenë se sivjet detyrimin për të paguar e kanë 368 kompani, nga 341 të licencuar që rezultonin një vit më parë.
Tarifat për secilin subjekt janë përcaktuar përmes një vendimi të miratuar pak ditë më pare nga Enti Rregullator, që specifikon se pagesa duhet të jetë në përpjestim të drejtë më të ardhurat vjetore që vijnë nga veprimtaria e licencuar.
Tarifat llogariten në bazë të peshës specifike që zënë të ardhurat e realizuara në vitin paraardhës nga aktitviteti i çdo të licencuari ndaj totalit të të ardhurave të sektorit të energjisë elektrike dhe sektorit të gazit natyror.
Ndërkaq, ky është viti i pestë, ku aplikohen pagesa rregullatore fikse prej 100 mijë lekësh për shoqëritë e licencuara në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike, furnizimit dhe tregtimit të energjisë elektrike dhe gazit natyror që në vitin parardhës nuk kanë pasur aktivitet.
Ola Mitre / SCAN

Pensionet, Italia 136.5 mln euro buxhet deri në 2032 - Balla: Ratifikimi, përfitues rreth 500 mijë shqiptarë
Miratimi në unanimitet në Komisionin për Politikën e Jashtme për njohjen e pensioneve me Italinë, është cilësuar si një hap pozitiv nga Diaspora '91-19, pasi......

Shoqata Shqiptare e Bankave, 25 vite rrugëtim - Eventi/ Prezantohet botimi “Bankat dhe financimi i ekonomisë shqiptare, 1912-2023”
Në 25 vjetorin e krijimit, Shoqata Shqiptare e Bankave është vlerësuar si institucion kyç për rolin e saj koordinues brenda sektorit bankar por edhe në......

Pensionet me Italinë “kalojnë” edhe një “pengesë” - Cilat janë shtetet që Shqipëria ka vështirësi në negociata?
Miratohet edhe në Komisionin parlamentar për Çështjet e Europës, marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e pensioneve. Olta Manjani Zv.ministre e......

Si do të ndikojë euro nën 100 lekë te bizneset shqiptare? - Ekspertët: Kompanitë do të kenë më pak fitime dhe do të rrisin intensitetin e punës
Ndonëse disa muaj më parë diskutimet ishin nëse rënia e euros do të barazohej në 100 lekë, ky trend ka ndryshuar. Në emisionin Ekonomia 3D u diskutua se çfarë......

Pensionet ushqimore, prindërit nuk përmbushin detyrimet - Në 60% të rasteve, fëmijët nuk përfitojnë nga pagesa ushqimore e divorcit
Detyrimi ushqimor është një ndër detyrimet kryesore të çdo prindi ndaj fëmijës së tij, i cili ekziston jo vetëm gjatë martesës, por i shtrin efektet ligjore......

Rritje pagash me 4% për britanikët - Sipas analistëve, duhet rritur njëkohësisht edhe produktiviteti
Punëdhënësit britanikë pritet të rrisin pagat me 4% gjatë 12 muajve të ardhshëm, një normë e ngjashme me tre muaj më parë. Kjo sipas një sonazhi të industrisë......

Bankat e mëdha kanë financuar lëndët djegëse fosile me afro 7 trilion dollarë!
Bankat e mëdha kanë financuar lëndët djegëse fosile me afro 7 trilion dollarë (6.5 trilionë euro) që nga Marrëveshja e Parisit, sipas zbulimeve të një raport i......

Pse euro mund të vazhdojë të dobësohet kundrejt dollarit amerikan?
Euro, që shërben si monedhë zyrtare për 20 anëtarë të Bashkimit Europian, ka pësuar një zhvlerësim të dukshëm kundrejt dollarit amerikan, duke rënë rreth 2.2%......