Europa Postuar më 14 Maj 2024, 12:12

Rritje pagash me 4% për britanikët - Sipas analistëve, duhet rritur njëkohësisht edhe produktiviteti

Nga SCAN TV
Rritje pagash me 4% për britanikët - Sipas analistëve, duhet

Punëdhënësit britanikë pritet të rrisin pagat me 4% gjatë 12 muajve të ardhshëm, një normë e ngjashme me tre muaj më parë. Kjo sipas një sonazhi të industrisë që solli përfundimin se bizneset ishin më pak të gatshme për të marrë kosto më të larta të punës. Instituti Chartered i Personelit dhe Zhvillimit tha se sipas pritshmërive, pagat mesatare në sektorin privat për 12 muajt e ardhshëm ishin të pandryshuara në 4%, ndërsa në sektorin publik mbetën në 3%.

Inflacioni britanik i çmimeve të konsumit u ngadalësua në 3.2% në muajin mars dhe Banka e Anglisë pret që të lehtësohet më tej pas një reduktimi të çmimeve të energjisë. Eksperti i tregut të punës u shpreh se punëdhënësit duhet të përshpejtojnë në rritjen e pagave pasi inflacioni bie dhe tregu i punës vazhdon të ngadalësohet.

Studimi i Fondacionit Resolution, në një raport të veçantë, u shpreh gjithashtu se rritja aktuale e pagave të rregulluara nga inflacioni dukej e paqëndrueshme. Drejtuesi i këtij fondacioni, ndër rreshta tha se duhet të rritet njëkohësisht edhe produktiviteti, pasi në të kundërt, rritja e menduar pagave do të zvogëlohet, ose rritja e pagave thjesht do të kalojë përmes çmimeve më të larta dhe do të zgjasë problemet e inflacionit.

Një sondazh i realizuar me punëdhënësit tregoi se ata prisnin të rrisnin pagat me 4.6% gjatë vitit të ardhshëm, shuma më e vogël që nga fillimi i serisë në maj 2022. Shifrat zyrtare të tregut të punës pritet të tregojnë një ngadalësim të vogël të nivelit të rritjes së pagave. Ekonomistët e anketuar parashikuan se pagat e rregullta do të ishin rritur me 5.9% në mars, pak më poshtë rritjes prej 6.0% në muajin paraardhës.

Rritja e pagave priret të jetë më e shpejtë se rritja e pagesave në Britani, pasi kjo e fundit nuk përfshin fitimet e bëra nga punëtorët që kalojnë në punë më të paguara. Megjithëse Banka e Anglisë mbajti normat e interesit në nivelin më të lartë të 16 viteve dhe sinjalizoi se mund të jetë në rrugën e uljes së normave, ajo ende po monitoron nga afër rritjen e pagave që kërcënon të rrisë inflacionin.

Banka e Anglisë tani parashikon rritje të pagave prej 5.25% për vitin 2024, nga një parashikim prej 4% në shkurt. Anketa me 2009 punëdhënës u zhvillua midis 26 marsit dhe 18 prillit.

Adelina Onuzi/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat