Shqipëria Postuar më 5 Nëntor 2025, 15:49

AIDA starton sezonin e dytë të “Investor Support Days” për të forcuar dialogun me investitorët e huaj

Nga SCAN TV

AIDA starton sezonin e dytë të “Investor Support Days”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) nis për të dytin vit radhazi “Investor Support Days”, për të forcuar dialogun me investitorët e huaj dhe për të nxitur zgjerimin dhe riinvestimin e kompanive që operojnë në Shqipëri.

Pas suksesit të vitit të kaluar me shtete si Italia, Turqia, Hungaria, Austria, Franca, Greqia dhe Gjermania, këtë vit AIDA organizon tre tryeza:

* Zvicra – 5 nëntor
* Mbretëria e Bashkuar (UK) – 12 nëntor
* Shtetet e Bashkuara të Amerikës (USA) – 3 dhjetor

Takimet do të zhvillohen pranë zyrave të AIDA-s dhe do të bashkojnë përfaqësues të kompanive me kapital të huaj, aktorë institucionalë dhe palë të interesuara, për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe besimi reciprok.

Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, Znj. Laura Saro, thekson:

“Investitorët janë partnerët tanë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe këtë rrugëtim i ftojmë ta përshkrojnë me ne, duke ofruar asistencë të dedikuar dhe zgjidhje konkrete të nevojave e problematikave.”

Kjo nismë synon të krijojë një klimë biznesi të favorshme për investime afatgjata dhe të qëndrueshme në vend në përputhje me Strategjinë Kombëtare "Shqipëria 2030".

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat