Mete: Plan për rritjen e kreditimit, mbështetje për sektorët e ekonomisë që kanë më shumë nevojë!

Ministri i Financave, Ervin Mete, ka deklaruar se Shqipëria ndodhet në një pozicion të favorshëm për të rritur ambicjen e zgjerimit të aksesit në financë dhe për të forcuar rolin e sektorit bankar në zhvillimin e sektorit privat në vend. Gjatë fjalës së mbajtur në 25-vjetorin e Shoqatës Shqiptare të Bankave, Ministri Mete u shpreh se kërkohet tanimë një angazhim më i madh i sektorit bankar për sa i përket kreditimit dhe mbështetjes së ekonomisë, ndërsa tha se për këtë Ministria e Financave po diskuton për një plan të përbashkët me Bankën e Shqipërisë.
“Janë 4 drejtime të cilat kërkojnë avancimin e përpjekjeve tona të përbashkëta dhe një përfshirje më të gjerë të sektorit bankar. Së pari, ky sektor duhet të jetë edhe më aktiv sa i përket kreditimit dhe mbështetjes së mëtejshme të zhvillimit të ekonomisë. Së dyti, i duhet kushtuar vëmendje e posaçme alokimit sa më eficient të fondeve drejt sektorëve më produktivë të ekonomisë. Së treti, paralelisht me rritjen e kreditimit dhe përmirësimin e alokimit të fondeve, duhet bërë më shumë, në drejtim të rritjes së përfshirjes financiare të popullsisë. Dhe së fundi, por jo më pak i rëndësishëm, inovacioni, digjitalizimi dhe modernizimi i mëtejshëm i shërbimeve, kur jetojmë në Botën e Fintech dhe inteligjencës artificiale, duhet të mbetet një prioritet i sektorit bankar,” u shpreh ai.
Ministri theksoi se sistemi bankar në Shqipëri ka bërë progres të konsiderueshëm gjatë viteve të fundit. Shprehje e këtij konsolidimi ka qënë edhe përballimi i suksesshëm i goditjeve të njëpasnjëshme të viteve të fundit, me tërmetin, pandeminë dhe së fundmi efektet e zhvillimeve gjeopolitike dhe situatat inflacioniste.
Mete tha gjithashtu se Plani i Rritjes, i miratuar nga Këshilli Europian dhe që pritet tashmë të nisë zbatimin përmes një plani ambicioz reformash, do të shërbejë si një shtysë për përshpejtimin e procesit të integrimit, duke sjellë për vendet e rajonit disa nga përfitimet e anëtarësimit përpara hyrjes në BE, siç është edhe rasti i anëtarësimit të mundshëm të Shqipërisë në Zonën Unike të Pagesave në Euro, me përfitime të konsiderueshme dhe ulje të kostove të transaksioneve bankare.
SCAN
Fjala e Ministrit të Financave, 25-vjetori i Shoqatës Shqiptare të Bankave
I Nderuar Guvernator,
Të nderuar drejtues të Bankave,
Të nderuar pjesëmarrës,
Është kënaqësi pjesëmarrja në këtë event që shënon 25-vjetorin e krijimit të Shoqatës Shqiptare të Bankave, e shndërruar ndër vite në një platformë koordinimi brenda sektorit bankar dhe në një aktor të rëndësishëm sa i përket përfaqësimit të këtij sektori.
Sistemi bankar në Shqipëri ka bërë progres të ndjeshëm gjatë viteve të fundit, ashtu siç në fakt i gjithë sektori financiar mund të konsiderohet se ka pasur zhvillime të rëndësishme, si rezultat edhe i masave të marra pas krizës financiare të vitit 2008, konceptuar dhe zbatuar në bashkëpunim të ngushtë me FMN dhe Bankën Botërore. Shprehje e këtij konsolidimi ka qënë edhe përballimi i suksesshëm i goditjeve të njëpasnjëshme të viteve të fundit, me tërmetin, pandeminë dhe së fundmi efektet e zhvillimeve gjeopolitike dhe situatat inflacioniste.
Ekonomia e Shqipërisë, edhe në vlerësimet e institucioneve ndërkombëtare, rezultoi ndër ekonomitë më rezistente në rajon dhe tashmë parametrat makroekonomikë shfaqen edhe më të përmirësuar nga ç’kanë qënë përpara krizave.
Në fund të vitit të kaluar, vendi ynë doli nga lista gri e FATF/MONEYVAL, një zhvillim që sjell një sërë ndikimesh pozitive si për individët, ashtu edhe për transaksionet në sistemin bankar.
Gjithashtu, rritja për herë të parë e vlerësimit të Shqipërisë nga Standard& Poor’s në BB certifikon konsolidimin e pozicionit makrofiskal të vendit, shoqëruar me ecurinë pozitive të ekonomisë, performancën e mirë të të ardhurave, trendin ulës të borxhit, si edhe avancimin në procesin e integrimit europian.
Kemi pasur një ecuri shumë pozitive të negociatave, ku veçanërisht një pjesë e mirë e kapitujve që lidhen me ekonominë dhe financat kanë marrë vlerësime pozitive, dhe në kapituj të caktuar, siç është rasti i kapitullit të shërbimeve financiare, renditemi me vlerësimin më të lartë në rajon.
Në këtë drejtim, edhe Plani i Rritjes, i miratuar nga Këshilli Europian dhe që pritet tashmë të nisë zbatimin përmes një plani ambicioz reformash, do të shërbejë si një shtysë për përshpejtimin e procesit të integrimit, duke sjellë për vendet e rajonit disa nga përfitimet e anëtarësimit përpara hyrjes në BE, siç është edhe rasti i anëtarësimit të mundshëm të Shqipërisë në Zonën Unike të Pagesave në Euro, me përfitime të konsiderueshme dhe ulje të kostove të transaksioneve bankare.
Po kalojmë një moment pozitiv ekonomik. Sektori i turizmit ka një zgjerim të jashtëzakonshëm dhe investimet e huaja direkte shënuan shifrën më të lartë prej 1.5 miliardë euro gjatë vitit të kaluar.
Në vazhdën e këtij momenti, gjykoj se jemi në një pozicion të favorshëm për të rritur ambicjen tonë për zgjerimin e aksesit në financë dhe për të rritur rolin e sektorit bankar në zhvillimin e sektorit privat në vend.
Janë 4 drejtime të cilat kërkojnë avancimin e përpjekjeve tona të përbashkëta dhe një përfshirje më të gjerë të sektorit bankar.
Së pari, ky sektor duhet të jetë edhe më aktiv sa i përket kreditimit dhe mbështetjes së mëtejshme të zhvillimit të ekonomisë, veçanërisht të atyre sektorëve që kanë edhe më shumë nevojë për mbështetje. Përmirësimi ndër vite i treguesve të shëndetit financiar, ulja e normave të kredive të këqija dhe konsolidimi në tërësi i sektorit bankar, duhet të shërbejnë për të rritur më tej përfshirjen e bankave në kredidhënie.
Së dyti, i duhet kushtuar vëmendje e posaçme alokimit sa më eficient të fondeve, drejt sektorëve më produktivë të ekonomisë, por gjithashtu edhe duke adaptuar dhe zgjeruar praktika të aplikuara tashmë në masë të gjerë në vendet europiane, siç janë ato që kanë të bëjnë me financimin e gjelbër dhe të qëndrueshëm. Gjithashtu, duhen më shumë përpjekje për të rritur gamën e instrumenteve financiare në këtë drejtim.
Së treti, paralelisht me rritjen e kreditimit, për të cilin po dakordësojmë një plan të përbashkët me Bankën e Shqipërisë, si edhe përmirësimin e alokimit të fondeve, duhet bërë më shumë, edhe ky është roli besoj edhe i Shoqatës, në drejtim të rritjes së përfshirjes financiare të popullsisë. Zgjerimi i aksesit në financë, shoqëruar me inciativa konkrete për thellimin e edukimit financiar, u jep më shumë njohuri dhe mundësi qytetarëve dhe bizneseve për t’u përfshirë më tepër financiarisht dhe për të ndërmarrë veprime të zgjuara në dobi të përfitimeve individuale, por edhe për ekonominë e vendit në tërësi.
Dhe së fundi, por jo më pak i rëndësishëm, inovacioni, digjitalizimi dhe modernizimi i mëtejshëm i shërbimeve, kur jetojmë në Botën e Fintech dhe inteligjencës artificiale, duhet të mbetet një prioritet i sektorit bankar. Dhe paralelisht me këto zhvillime, i duhet kushtuar vëmendje edhe rritjes së vazhdueshme të sigurisë kibernetike.
Duke ju uruar edhe njëherë për këtë përvjetor, shpresoj të vazhdojmë të njëjtin bashkëpunim të suksesshëm, si gjatë këtyre viteve.
Faleminderit!
Sondazh

OpenAI lançon modelin e ri të Inteligjencës Artificiale - Risitë edhe për versionin desktop të ChatGPT
Krijuesi i ChatGPT, OpenAI, njoftoi lançimin e një modeli të ri të Inteligjencës Artificiale të quajtur GPT-4o, i aftë për biseda realiste me zë dhe në gjendje......

Nikeli dhe kobalti, në qendër të investimeve - Projekt 300 milionë euro për zhvillimin e rafinerive në Francë
Qeveria franceze promovoi një plan të sektorit privat për të zhvilluar një rafineri të nikelit dhe kobaltit pranë qytetit Bordo’ për të përforcuar zinxhirin e......

“Zgjidhni Francën” regjistron rekord - Nisma e Macron siguron 15 miliardë euro nga investitorët e huaj
Franca ka arritur të sigurojë një rekord prej 15 miliardë euro që investitorët e huaj synojnë të investojnë në vend, që nga inteligjenca artificiale, te......

“Beteja” me monedhën 2 euro të falsifikuar - Banka Qendrore e Kosovës ka tërhequr nga tregu 2,5 milionë copë
Gjatë viteve të fundit, por sidomos në 2023-shin, qytetarët dhe bizneset në Kosovë janë përballur rëndom me monedha 2 euro të falsifikuara. Fenomeni ka arritur......

38% e bizneseve gjermane presin rënie të xhiros - Shifra më e lartë në 6 vite. Parashikojnë shkurtime investimesh dhe punonjësish
Bizneset gjermane nuk janë optimiste sa i takon pritshmërisë për të ardhurat e tyre përgjatë këtij vitit. Në anketimin e bërë nga Shoqata Gjermane Industrisë......

BE miraton ligjin për uljen e emetimeve të CO2 - Nga viti 2030, 90% e autobusëve të rinj duhet të kenë zero emetime
Vendet e Bashkimit Evropian dhanë miratimin e tyre përfundimtar për një ligj që konsiston në uljen e emetimeve të dioksidit të karbonit nga kamionët. Ky ligj......

Dollari rikuperon pikë ndërsa Euro, Franga e Paundi vijojnë zbritjen!
Dollari amerikan ka shënuar një rritje të ehtë të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 92.8 lekë dhe duke u shitur me 93.7 lekë sipas kursit të......

Balluku inspekton punimet në aksin Thumanë - Kashar: Po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati në 30 qershor !
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian......