38% e bizneseve gjermane presin rënie të xhiros - Shifra më e lartë në 6 vite. Parashikojnë shkurtime investimesh dhe punonjësish

Bizneset gjermane nuk janë optimiste sa i takon pritshmërisë për të ardhurat e tyre përgjatë këtij vitit. Në anketimin e bërë nga Shoqata Gjermane Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri, rezulton se 38 % e sipërmarrjeve anëtare mendojnë se xhiro e tyre do të bjerë në 2024-ën.
Në raport me vitin 2023, numri i bizneseve që i shohin të ardhurat në rënie është rritur me 20%. Ajo që vihet re është se duke marrë në krahasim anketimet e bëra në 6 vite lidhur me pritshmëritë që kanë sipërmarrjet për të ardhurat e tyre, kjo është shifra më e lartë e regjistruar e kompanive që e shikojnë situatën të zymtë në këtë drejtim.
Nga ana tjetër ka rënë ndjeshëm numri i sipërmarrjeve që mendojnë se të ardhurat e tyre do të rriten, shifër që regjistrohet në 32 % nga 50% që ishte vitin e kaluar, duke u regjistruar si niveli më i ulët i sipërmarrjeve që kanë këtë perceptim, në 6 vite. Ndërkohë që 30% mendojnë se ato do të qëndrojnë të pandryshuara.
Sa i takon zhvillimit të parashikueshëm të numrit të punonjësve, është rritur numri i ndërrrajeve në raport me një vit më parë që planifikojnë të shkurtojnë staf, regjistruar në 22% e të anketuarve, 54 % mendojnë se do ta mbajnë të pandryshuar stafin e tyre dhe 24 për qind mendojnë të rrisin numrin e punonjësve.
Perceptim negativ bizneset kanë sa i takon edhe ecurisë së investimeve kapitale, ku një numër më i lartë se vjet mendojnë se investimet do të bien, apo 24 % e tyre nga 18 për qind, 49 % mendojnë që do vijonë në të njëjtin ritëm dhe 27 % perceptojnë rritje.
Ndër shqetësimet dhe rreziqet kryesore që evidentojnë bizneset gjermane në vend është mungesa e fuqisë punëtore, kostot e punës dhe kursi i këmbimit.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

BE miraton ligjin për uljen e emetimeve të CO2 - Nga viti 2030, 90% e autobusëve të rinj duhet të kenë zero emetime
Vendet e Bashkimit Evropian dhanë miratimin e tyre përfundimtar për një ligj që konsiston në uljen e emetimeve të dioksidit të karbonit nga kamionët. Ky ligj......

Dollari rikuperon pikë ndërsa Euro, Franga e Paundi vijojnë zbritjen!
Dollari amerikan ka shënuar një rritje të ehtë të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 92.8 lekë dhe duke u shitur me 93.7 lekë sipas kursit të......

Balluku inspekton punimet në aksin Thumanë - Kashar: Po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati në 30 qershor !
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian......

Edhe liqeni i Paskuqanit do të ketë amfiteatër - FSHZH, tender 230 mln lekë për investime infrastrukturore të zonës
Rreth 230 milionë lekë parashikohet të investohen në liqenin e Paskuqanit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Objekt tenderues “Rivitalizimi i parqeve natyrore......

Afati për kompensimin e pronave, drejt përfundimit - Lala: E vështirë të përmbyllet procesi në më pak se 2 vite që kanë mbetur
Kanë mbetur më pak se dy vite nga përfundimi i afatit ligjor për kompensimin e pronave. Ligji i ndryshuar në 2016-n, përcakton një afat 10-vjeçar për......

“Shkrihen” Dhomat e Tregtisë. Krijohet “Dhoma Ekonomike Kombëtare” - Çdo biznes i regjistruar në QKB duhet të bëhet pjesë e saj
Shqipëria po bëhet gati të reformojë tëresisht mënyrën e përfaqësimit të biznesit. Në Konsultim Publik është prezantuar një nismë për krijimin e Dhomës......

Jo vetëm pensionistët! Kush përfiton llogari bankare pa kosto? - Nga përfituesit e asistencës sociale, deri tek invalidët dhe ndihmësit e tyre
“Ligji për llogaritë bankare me shërbime bazike ka nisur të zbatohet që nga muaji Prill. Me këtë ligj ku ofrohen llogari bankare me zero kosto, nuk përfitojnë......

Zhvillimi i turizmit natyror - Rihapet tenderi 430 mln lekë për ndërhyrje në Parkun Natyror të Liqenit të Ulzës
Transformimi i Parkut Natyror të Ulzës dhe zonave përreth, me qëllim rritjen e turizmit parashikohet të kushtojë rreth 430 mln lekë. Ministria e Turizmit dhe......