Jo vetëm pensionistët! Kush përfiton llogari bankare pa kosto? - Nga përfituesit e asistencës sociale, deri tek invalidët dhe ndihmësit e tyre

“Ligji për llogaritë bankare me shërbime bazike ka nisur të zbatohet që nga muaji Prill. Me këtë ligj ku ofrohen llogari bankare me zero kosto, nuk përfitojnë vetëm pensionistët, por të gjitha kategoritë që trajtohen nga skemat ekonomike dhe sociale në vend.”
Referuar ligjit, bankat do të ofrojnë të gjitha shërbimet me tarifë zero, pavarësisht nga numri i veprimeve të kryera në llogarinë e pagesave me shërbime bazike, për kategoritë e konsumatorëve që i përkasin këtyre grupeve. Konkretisht ligji ua jep këtë mundësi përfituesve të pagesës së papunësisë; Familjeve dhe individëve, të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike; përfituesve të pagesës së aftësisë së kufizuar dhe ndihmësit personalë të tyre; individëve përfitues të statusit të invalidit dhe ndihmësit personal të tyre; të statusit të të verbrit dhe ndihmësit personal të tyre; invalidëve të punës; jetimëve që kanë përfituar statusin, përfituesve e masës së financimit për fëmijën e vendosur në familje kujdestare me vendim gjykate; përfituesve të pensionit social, përfituesve të pensionit të pleqërisë; përfituesve të invaliditetit; përfituesve të pensionit familjar, si dhe përfituesve të ndihmës ekonomike për arsimin e lartë.
Më tarifë zero do të jenë shërbimet si hapja dhe mbyllja e llogarive bankare, tërheqjet në ATM, debitimet direkte; transaksionet e pagesave përmes një karte, përfshirë pagesat on-line; transfertat e kreditit, përfshirë pagesat periodike, aty ku është e zbatueshme, në terminale dhe në sportelet e bankës dhe nëpërmjet platformave on-line. Ligji në fjalë parashikon edhe opsioni i transferimit të llogarisë, nga llogari normale në llogari bankare bazike.
Bankat kamë detyrim hapjen e kësaj llogarie për cilindo individ përfitues dhe aplikues, dhe në rast refuzimi, qytetarët kanë të drejtë të ankohen pranë Bankës së Shqipërisë.
Ligji për llogarinë e pagesave synon përfshirjen financiare të popullsisë dhe modernizimin e sistemit të pagesave. Hapja e kësaj llogarie nuk është detyrim, por një e drejtë.
Elisabeta Dosku/SCAN
Sondazh

Zhvillimi i turizmit natyror - Rihapet tenderi 430 mln lekë për ndërhyrje në Parkun Natyror të Liqenit të Ulzës
Transformimi i Parkut Natyror të Ulzës dhe zonave përreth, me qëllim rritjen e turizmit parashikohet të kushtojë rreth 430 mln lekë. Ministria e Turizmit dhe......

“Mësues për Greqinë”/ Rama: Mësuesit e përzgjedhur do marrin një pagë mujore nga Ministria e Arsimit dhe Sportit
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë me dije se Ambasada e Republikës së Shqipërisë ka çelur procesin e mbledhjes së shprehjeve të interesit, për programin......

Sa duhet të jetë minimumi jetik në Shqipëri? - Avokatja e Popullit: 210 mijë lekë për plotësimin e nevojave bazë
Diskutimet dhe nismat për përcaktimin e minimumit jetik kanë qenë të shumta përgjatë viteve, megjithatë ky minimum vazhdon të mbetet një koncept i papërshkruar......

Bizneset e huaja “lëngojnë” për fuqi punëtore - Anketimi/ Cilat janë shqetësimet më të mëdha të sipërmarrjeve gjermane?
Mungesa e fuqisë punëtore, kostot e punës si dhe luhatjet e kursit të këmbimit vijojnë në mbeten shqetësimet kryesore për bizneset gjermane në vend si dhe......

Rishtypja e monedhave, cilat prerje do të emetohen? - 28 maj 2024, hidhet në qarkullim monedha e re 10 lekëshe
Banka e Shqipërisë njofton se duke filluar nga data 28 maj i këtij viti do të hidhen në qarkullim monedhat metalike me vlerë nominale 10 lekë, me kurs ligjor,......

Tregjet globale: PBB-ja e Eurozonës dhe CPI e SHBA-së në qendër të vëmendjes!
Disa të dhëna kryesore ekonomike do të rreshtohen dhe do të nxisin ndjesinë e tregut financiar këtë javë. Investitorët do të fokusohen në PBB-në e shpejtë të......

Nis prodhimin centrali diellor i Karavastasë - Shifrat/ Energjia e gjeneruar për 3-mujorin. Kapaciteti total i instaluar arrin në 193 MW
Centrali diellor i Karavastasë ka hyrë në prodhim, teksa Enti Rregullator i Energjisë ka raportuar shifrat për sasinë e energjisë së gjeneruar përgjatë 3......

Ari në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave: Çfarë fshihet pas rritjes rekord?
Ari është rritur me 14% nga viti në ditë, duke tejkaluar rritjen prej 10% të S&P 500 këtë vit. Kontratat e së ardhmes së arit arritën kulmin në nivelin më të......