Europa Postuar më 14 Maj 2024, 10:44

BE miraton ligjin për uljen e emetimeve të CO2 - Nga viti 2030, 90% e autobusëve të rinj duhet të kenë zero emetime

Nga SCAN TV
BE miraton ligjin për uljen e emetimeve të CO2 - Nga viti 2030, 90% e

Vendet e Bashkimit Evropian dhanë miratimin e tyre përfundimtar për një ligj që konsiston në uljen e emetimeve të dioksidit të karbonit nga kamionët. Ky ligj kërkon që shumica e automjeteve të reja të rënda të shitura në BE nga viti 2040, të jenë pa emetime.

Ligji do të zbatojë një ulje prej 90% në emetimet e CO2 nga automjetet e reja të rënda deri në vitin 2040. Sipas këtij ligji, prodhuesit do të duhet të shesin një pjesë të madhe të kamionëve plotësisht pa CO2, duke përfshirë automjetet elektrike dhe ato që punojnë me karburant hidrogjen, për të kompensuar çdo shitje të mbetur të automjeteve të reja që emetojnë CO2 në vitin 2040.

Pjesa dërrmuese e kamionëvë në rrugët e Evropës, aktualisht punojnë me naftë, e cila prodhon emetime të gazeve serrë dhe ndotës të ajrit të lidhur me kancerin e mushkërive dhe sëmundjet e frymëmarrjes. Automjetet e rënda prodhojnë një të katërtën e emetimeve të transportit rrugor të Evropës.

Të gjithë prodhuesit e kamionëve do të duhet gjithashtu të reduktojnë emetimet e CO2 të flotës së tyre me 45% deri në vitin 2030, duke zëvendësuar një objektiv ekzistues prej 30% dhe 65% deri në vitin 2035. Nga viti 2030, 90% e autobusëve të rinj urbanë të shitur në BE do të kërkohet të kenë zero emetime, duke u rritur në 100% në 2035.

Grupi evropian i automjeteve ACEA e ka përshkruar politikën e BE-së si më ambiciozen në botë dhe tha se objektivat do të përmbushen vetëm nëse qeveritë i përputhen me një hapje të menjëhershme të 50,000 pikave publike të karikimit elektrik të përshtatshëm për kamionët deri në vitin 2030. Politika e re e BE-së ka marrë miratimin nga vendet e BE-së dhe Parlamenti i BE-së, që do të thotë se mund të kalojë në ligj.

Kjo përkundër ankesave të fundit nga Gjermania dhe ligjvënësit e qendrës së djathtë të BE-së, të cilët kishin kërkuar që politika të lejonte shitjen e më shumë kamionëve me motorë me djegie përtej vitit 2040. Nga të gjitha shtetet që votuan, vetëm Italia, Polonia dhe Sllovakia kundërshtuan politikën, ndërsa Republika Çeke abstenoi.

Adelina Onuzi/SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat