Balluku inspekton punimet në aksin Thumanë - Kashar: Po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati në 30 qershor !

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë - Kashar.
Thumanë - Kashar ka një gjatësi prej 21 kilometrash dhe aktualisht punimet janë përqendruar në 5 kilometrat e fundit të kësaj vepre. “Mbi 15 kilometra pothuajse janë të përfunduara me të gjitha punimet, shtresat asfaltike, barrierat mbrojtëse. Jemi fokusuar tashmë në 5 kilometrat e fundit përfshirë dhe nyjën e dytë të Kasharit. Punimet janë nënkontroll, koncensionari do të arrijë të përfundojnë brenda qershorit të gjitha punimet dhe rruga të jetë e shfrytëzueshme për përdoruesit në kushte të plota sigurie”, u shpreh Gjyli.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha deri më tani janë realizuar afro 90% e punimeve, ndërsa po vijohet me ritme të larta, duke punuar me tre turne, për të bërë të mundur hapjen e aksit në afatin e parashikuar që është data 30 qershor.
“Një nga kantieret më të rëndësishme që kemi sot si Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar është kantieri Thumanë-Kashar. Një kantier i cili gëlon dhe për më tepër një kantier i cili ka një afat që kryeministri na ka vendosur, një afat shumë sfidues, duhet ta dorëzojmë në 30 qershor të këtij viti. Duket që ka një ecuri shumë të mirë. Këtu punohet me tre turne, disa procese fillojnë në 7 dhe përfundojnë në 12 të natës siç është pjesa e konglometratit apo e tapetit, ndërkohë që mbushja dhe procese të tjera vazhdojnë gjatë gjithë kohës pa ndërprerje”, u shpreh Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë duke u ndalur tek projekti i Korridorit Blu njoftoi ecurinë sa i takon segmenteve të tjera që janë pjesë e këtij aksi. “Korridori Blu ka disa segmente. Ky është segmenti i parë që ne dorëzojmë, Thumanë-Kashar, ndërkohë që jemi në fazë negocimi përsa i përket dy segmenteve të tjera Kashar-Lekaj dhe më pas Lekaj-Fier. Përgatitemi shumë shpejt për të hapur garën për Milot-Balldren. Unë e di që është një kërkesë e të gjithë drejtuesve të automjeteve të cilët vizitojnë shpesh kryeqytetin apo Durrësin dhe jetojnë në veri të vendit dhe sigurisht do të kenë një frymëmarrje të jashtëzakonshme”, theksoi Balluku duke shtuar se edhe loti nga Thumana deri në Milot është në fazë negocimi.
Thumanë – Kashar përmban disa vepra arti, 11 ura 105 tombino, 6 mbikalime dhe 6 nënkalime, si dhe ndërtimin e dy nyjeve të mëdha me dalje në aeroportin e Rinasit dhe nyjën e Kasharit ku bëhet edhe lidhja me aksion rrugor Tiranë-Durrës.
SCAN
Sondazh

Edhe liqeni i Paskuqanit do të ketë amfiteatër - FSHZH, tender 230 mln lekë për investime infrastrukturore të zonës
Rreth 230 milionë lekë parashikohet të investohen në liqenin e Paskuqanit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Objekt tenderues “Rivitalizimi i parqeve natyrore......

Afati për kompensimin e pronave, drejt përfundimit - Lala: E vështirë të përmbyllet procesi në më pak se 2 vite që kanë mbetur
Kanë mbetur më pak se dy vite nga përfundimi i afatit ligjor për kompensimin e pronave. Ligji i ndryshuar në 2016-n, përcakton një afat 10-vjeçar për......

“Shkrihen” Dhomat e Tregtisë. Krijohet “Dhoma Ekonomike Kombëtare” - Çdo biznes i regjistruar në QKB duhet të bëhet pjesë e saj
Shqipëria po bëhet gati të reformojë tëresisht mënyrën e përfaqësimit të biznesit. Në Konsultim Publik është prezantuar një nismë për krijimin e Dhomës......

Jo vetëm pensionistët! Kush përfiton llogari bankare pa kosto? - Nga përfituesit e asistencës sociale, deri tek invalidët dhe ndihmësit e tyre
“Ligji për llogaritë bankare me shërbime bazike ka nisur të zbatohet që nga muaji Prill. Me këtë ligj ku ofrohen llogari bankare me zero kosto, nuk përfitojnë......

Zhvillimi i turizmit natyror - Rihapet tenderi 430 mln lekë për ndërhyrje në Parkun Natyror të Liqenit të Ulzës
Transformimi i Parkut Natyror të Ulzës dhe zonave përreth, me qëllim rritjen e turizmit parashikohet të kushtojë rreth 430 mln lekë. Ministria e Turizmit dhe......

“Mësues për Greqinë”/ Rama: Mësuesit e përzgjedhur do marrin një pagë mujore nga Ministria e Arsimit dhe Sportit
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë me dije se Ambasada e Republikës së Shqipërisë ka çelur procesin e mbledhjes së shprehjeve të interesit, për programin......

Sa duhet të jetë minimumi jetik në Shqipëri? - Avokatja e Popullit: 210 mijë lekë për plotësimin e nevojave bazë
Diskutimet dhe nismat për përcaktimin e minimumit jetik kanë qenë të shumta përgjatë viteve, megjithatë ky minimum vazhdon të mbetet një koncept i papërshkruar......

Bizneset e huaja “lëngojnë” për fuqi punëtore - Anketimi/ Cilat janë shqetësimet më të mëdha të sipërmarrjeve gjermane?
Mungesa e fuqisë punëtore, kostot e punës si dhe luhatjet e kursit të këmbimit vijojnë në mbeten shqetësimet kryesore për bizneset gjermane në vend si dhe......