Bota Postuar më 14 Maj 2024, 14:50

OpenAI lançon modelin e ri të Inteligjencës Artificiale - Risitë edhe për versionin desktop të ChatGPT

Nga SCAN TV
OpenAI lançon modelin e ri të Inteligjencës Artificiale -

Krijuesi i ChatGPT, OpenAI, njoftoi lançimin e një modeli të ri të Inteligjencës Artificiale të quajtur GPT-4o, i aftë për biseda realiste me zë dhe në gjendje të ndërveprojë përmes tekstit dhe figurës.

Aftësitë e reja audio u mundësojnë përdoruesve të flasin me ChatGPT dhe të marrin përgjigje në kohë reale pa vonesë, si dhe të ndërpresin ChatGPT ndërsa ai është duke folur, të dyja shenjat dalluese të bisedave realiste që chatbots me zë të Inteligjencës Artificiale nuk i kanë pasur deri më tani, treguan studiuesit e OpenAI në një event të drejtpërdrejtë.

Gjatë prezantimit, studiuesit përdorën modelin e përditësuar të Inteligjencës Artificiale për të trajnuar përmes një ekuacioni matematikor, për të analizuar të dhënat në një grafik dhe për të ofruar përkthime gjuhësore në kohë reale, midis demonstrimeve të tjera.

Shefja e Teknologjisë në OpenAI, Mira Murati vlerësoi përditësimet për ta bërë teknologjinë më intuitive. Sipas saj, gjatë dy viteve të fundit kompania ka qenë shumë e fokusuar në përmirësimin e inteligjencës së këtyre modeleve. Por, kjo është hera e parë që po bëhet vërtet një hap i madh përpara kur flitet për lehtësinë e përdorimit.

OpenAI, i mbështetur nga Microsoft, është vlerësuar me më shumë se 80 miliardë dollarë nga investitorët. Kompania, e themeluar në vitin 2015, është nën presion për të qëndruar në krye të tregut gjenerues të të Inteligjencës Artificiale ndërsa gjen mënyra për të fituar para’ pasi shpenzon fonde të shumta masive për të ndërtuar modelet e saj.

O në GPT-4o do të thotë omni. Modeli i ri lejon ChatGPT të trajtojë 50 gjuhë të ndryshme me shpejtësi dhe cilësi të përmirësuar. GPT-4o është dy herë më i shpejtë dhe sa gjysma e kostos së GPT-4 Turbo.

Kompania planifikon të testojë modalitetin e zërit në javët e ardhshme, me akses të hershëm për abonentët me pagesë në ChatGPT Plus. OpenAI tha gjithashtu se modeli i ri mund t'i përgjigjet kërkesave audio të përdoruesve "në 232 milisekonda, me një mesatare prej 320 milisekonda, që është e ngjashme me kohën e përgjigjes njerëzore në një bisedë".

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat