Shqipëria Postuar më 5 Nëntor 2025, 15:20

“Buxheti 2026, gur themeli për rritjen e pensioneve” - Malaj: Rritje e pagës minimale dhe indeksime për administratën, përfitojnë 144 mijë punonjës

Nga Ola Mitre

“Buxheti 2026, gur themeli për rritjen e pensioneve” - Malaj:

Buxheti i vitit 2026 vendos një gur themel në drejtim të rritjes së pensioneve, për të siguruar një pagesë dinjitoze për këtë kategori”. Ministri i Financave Petrit Malaj, gjatë prezantimit të draftit në Konferecën e Kryetarëve shpjegoi sesi do të funksiojnë skema e rritjes çdo muaj.

Malaj foli edhe për rritjen e pagës minimale, në 50 mijë lekë nga 1 janari 2026, me planin për të arritur në 70 mijë lekë në fund të mandatit. Ndërkaq, sa i takon pagave në adiminstratë, ai tha se do të ketë indeksim çdo 2 vjet.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve nisi me debate, pasi deputetët e opozitës sollën në vëmendje rregulloren për paraqitjen e pr.buxhetit, së bashku me paketën fiskale, që nuk është depozituar ende në Kuvend.

Malaj tha se ajo është ende në konsultim me grupet e interesit dhe me faktorin ndërkombëtar sepse po përafrohet legjislacioni tatimor dhe doganor me direktivat e BE.

Ndërkohë për bizneset premtoi stabilitet fiskal dhe siguri juridike të kontratave, ndërsa shtoi se çdo politikë fiskale, ndërmerret për të përmbushur angazhimet për anëtarësim në BE.

 

 

 

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat