Shqipëria Postuar më 14 Maj 2024, 12:35

Pensionet me Italinë “kalojnë” edhe një “pengesë” - Cilat janë shtetet që Shqipëria ka vështirësi në negociata?

Nga SCAN TV
Pensionet me Italinë “kalojnë” edhe një

Miratohet edhe në Komisionin parlamentar për Çështjet e Europës, marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e pensioneve.

Olta Manjani Zv.ministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit":

“Përmes kësaj marrëveshjeje shprehet angazhimi i mëtejshëm i qeverisë italiane dhe qeverisë shqiptare për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira diplomatike mes tyre. Italia mbetet partner shumë i rëndësishëm ekonomik dhe tregtar për Shqipërinë. Projekt ligji që paraqesim sot synon një garanci shtesë për qytetarët e të dyja vendeve tona. Marrëveshja garanton që asnjë qytetar nuk mbetet pa kontribute pavarësisht vendit ku ka punuar dhe jetuar”.

Kjo marrëveshje nuk ka asnjë kosto shtesë por është e fokusuar në kontributet që përfituesit kishin. Por cilat janë shtetet më të vështira që vendi ynë përballet për të negociuar skemën e njohjes së pensioneve?

“Ne i kemi dërguar të gjitha vendeve për të filluar negociatat. Zakonisht janë vendet që kanë sisteme të ndryshme të skemave të sigurimeve shoqërore, do të veçoja Amerikën që ka një sistem ndryshe nga ne dhe nëse do të vij momenti për tënegociuar me ta, presupozohet do të jetë pak më e vështirë. Një vend tjetër që kemi dërguar kërkesa për negociata është Franca apo Anglia. Jemi në pritje të negociatave si Spanja, Danimarka.”

Marrëveshja do të zbatohet për sigurim për pleqërinë, invaliditetin, pension familjar (pasjetuesit), sigurim për përfitim për sëmundjet dhe barrë-lindjen dhe sigurim i papunësisë. Nga marrëveshja pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë që kanë kontribuuar në Itali prej më shumë se 30 vitesh, si dhe shtetasit italianë që jetojnë në Shqipëri.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat