Shqipëria Postuar më 14 Maj 2024, 12:38

Shoqata Shqiptare e Bankave, 25 vite rrugëtim - Eventi/ Prezantohet botimi “Bankat dhe financimi i ekonomisë shqiptare, 1912-2023”

Nga SCAN TV
Shoqata Shqiptare e Bankave, 25 vite rrugëtim - Eventi/ Prezantohet botimi

Në 25 vjetorin e krijimit, Shoqata Shqiptare e Bankave është vlerësuar si institucion kyç për rolin e saj koordinues brenda sektorit bankar por edhe në marrëdhëniet midis bankave, ekzekutivit dhe sipërmarrjeve.

Në ceremoninë kushtuar vitit të 25-të të këtij rrugëtimi, Shoqata Shqiptare e Bankave bëri bashkë një sërë aktorësh të cilët përfaqësonin sektorin, qeverinë, biznesin, ekspertët dhe mediat, ku u pasqyruan sfidat, arritjet e deritanishme dhe vizioni për të ardhmen.

Me rastin e eventit të 25-vjetorit të Shoqatës Shqiptare të Bankave u publikua dhe prezantua edhe botimi me titull “Bankat dhe financimi i ekonomisë shqiptare, 1912-2023”, projekt i mbështetur nga shoqata me autor gazetarin e ekonomisë Kreshnik Kuçaj.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat