Shqipëria Postuar më 14 Maj 2024, 14:21

Pensionet, Italia 136.5 mln euro buxhet deri në 2032 - Balla: Ratifikimi, përfitues rreth 500 mijë shqiptarë

Nga SCAN TV
Pensionet, Italia 136.5 mln euro buxhet deri në 2032 - Balla: Ratifikimi,

Miratimi në unanimitet në Komisionin për Politikën e Jashtme për njohjen e pensioneve me Italinë, është cilësuar si një hap pozitiv nga Diaspora '91-19, pasi qytetarët shqiptarë dhe ata italianë do të kenë trajtim të barabartë, pavarësisht vendit ku jetojnë. Presidenti i kësaj shoqate Esat Balla ka thënë për SCAN tv se marrëveshja konsiston në ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore dhe bazohet në parimin e trajtimit të barabartë, ku janë rreth 500 mijë shqiptarë.

Objekti i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore të cilat përfshijnë: Sigurime për pleqërinë, invaliditetin dhe pensionin familjar; Sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjet dhe sigurimin e papunësinë.

“Të dy insitutet ISSH dhe INPS Itali, kanë mbi 2 vite që punojnë për këtë dhe kanë marrë masat që proceduart të jenë shumë të lehta. Për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe kanë probleme me gjuhën italiane, mund të bëjnë kërkesën në Shqipëri ose Itali, sepse të dyja institucionet kanë akses tek njëra-tjetra. Sa i përket moshës, Italia e ka 67 vjetërsi pune dhe 20 vjet kontribute, Shqipëria e ka 15 vjet kontribute dhe moshën 65 vjeç. Cilido qytetar shqiptar apo Italian, duke mbledhur vitet e punës dhe duke derdhur kontributet, pra me 2 kushtet përfiton pension në cilindo shtet” – ka thënë Balla.

Balla ka folur për përfitimet nga skema, ku qeveria italiane ka përcaktuar edhe fondin deri në vitin 2032.

“Qeveria italiane ka përcaktuar fondin në buxhet. Në 2023 është 7.6 mln euro; për 2024 është 9.8 mln euro; në 2025 10.9 mln euro; në 2026 12.3 mln euro; në 2027 11.8 mln; 2028 13.4 mln; për 2029 15 mln euro; 16.9 mln euro në vitn 2030; 18.5 mln euro në 2031 dhe 20.3 mln euro për vitin 2032” – ka thënë presidenti i Shoqatës “Diaspora '91-19” Esat Balla për SCAN tv.

Trajtimi i barabartë, u mundëson shtetasve të kenë të njëjtat të drejta dhe detyrime për mbrojtjen shoqërore, ashtu sikundër dhe vendasve. Shqipëria nga viti 2005 deri më sot ka nënshkruar marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Kosovën dhe Konfederatën e Zvicrës. Pritet të hyjë në fuqi dhe marrëveshjet me Malin e Zi, Kroacinë e Bullgarinë.

Në proces janë marrëveshjet me Poloninë, Spanjën dhe Serbinë. Ndërsa kanë shprehur dakordësi për fillimin e negociatave vende si Sllovenia, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Alida Lula  /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat