Shqipëria Postuar më 14 Maj 2024, 14:26

Detyrime për klasin energjetik të pajisjeve - Gjoba për bizneset që nuk i zbatojnë. Muçaj: Rritet eficienca e energjisë

Nga SCAN TV
Detyrime për klasin energjetik të pajisjeve - Gjoba për bizneset

Furnizuesit dhe tregtarët do të kenë detyrime të reja në drejtim të etiketimit të produkteve për klasin e energjisë, ndërkohë që në rast të shkeljes së tyre parashikohen edhe gjoba.

Projektligji është miratuar në komisionet parlamentare, ndërsa sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes tij synohet edhe përmirësimi në drejtim të eficiencës së energjisë.

Ligji vendos detyrimin për dhënien e informacionit mbi konsumin e energjisë dhe burimeve të tjera, të produkteve me ndikim në energji për konsumatorin fundor.

Etiketa informuese duhet të përfshijë informacione standarde të produkteve në lidhje me eficiencën e energjisë, konsumin e energjisë dhe të burimeve të tjera gjatë përdorimit, duke u mundësuar kështu klientëve që të zgjedhin produkte më eficiente në mënyrë, që të reduktojnë konsumin e tyre të energjisë.

Zbatimi I ligjit do të kryeht nga Inspektorati I Mbikqyrjes së Tregut, ndërsa në rast të kontatimit të moszbatimit të detyrimeve, vlera e gjobave, në varësi të shkeljes shkon nga 150 mijë – në 350 mijë lekë.

Në ratste kur edhe pas marrjes së masave, furnizuesi ose tregtari rezulton se përsërit shkeljen për të njëjtin produkt, atëherë masat e gjobës dyfishohen.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat